Si del ky ende të flasë? Nuk mjaftojnë analistët për të lehur avokatinë e radhës?

Postuar në 11 Prill, 2024 18:47

Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj ka reaguar sot pas protestës së zhvilluar para institucionit që drejton. Sikur të ishte një stazhier i “Zërit të Popullit” të dikurshëm, z. Veliaj nuk ka ditur të thotë diçka më shumë sesa kjo përfolje:

Asllan Shyti shmangu djegien e kolegeve e te vetes! As e njoh, as me njeh. Shkoi ne pune me koleget e policisë jashtë, si koleget e bashkisë brenda! Nuk ka problem të protestosh dhe kur je pinjoll i Saliut e Fahriut që e dogjën këtë vend!

E drejta jote! Por ka shume problem kur kërkon të vazhdosh të djegësh për të kompesuar votat e protestuesit që s’të mbështesin. Në Bashki punojnë njerëz që nga koha e Kelmemdit e Brojkës

Një retorikë pesë lekëshe nga një njeri që i ka marrë këtij vendi më shumë se të gjithë të bërë bashkë. Karrierën sidomos që e ka të dhuruar pa ndonjë meritë të vërtetë dhe që e zhvilloi kështu siç thotë vetë, “me gabime të të tjerëve”. Erdhi pra dita që Erjon Veliaj të matet në politikë me gazetën “55” dhe Sali Berishën, sepse janë këto të dy që e bëjnë të duket pak më ndryshe. Vetëm se me teorinë e gabimeve disa miliona euro edhe Sali Berisha mund të thotë që Shqipëria na u dogj sepse gabuam.

Si mund të dalë e të flasë më ky lloj individi hibrid, vetëkonstruktuar mes digjitales dhe reales, që i mbeti nëpër këmbë këtij vendi me një paaftësi për të qenë edhe një minutë i vërtetë dhe duke lypur e lëpirë suksese të imagjinuara? Një lloj kufize politike që nuk ka të dytë, me ambicie për të drejtuar këtë vend, apo më saktë Partinë e Hajdutëve të Shqipërisë, e të cilën si për ironi po e humbet sepse “drejtorët e tij gabuan duke u akuzuar se vodhën”.

Kanë të gjithë mëkatet dhe anën e tyre të errët. Por nëse ka njeri publik të cilit edhe t’ia dish ekzistencën e lëre më pastaj ta votosh, të bën të ndihesh keq për këtë vend, ky është Ejon Veliaj. Një organizim biologjik që funksionon vetëm duke gënjyer publikisht. Duke mos ditur të heshtë edhe tani që siç thotë ai: drejtësia duhet të flasë! Sa për “fjalën e tij” le të llapin analistët që i dimë që e kanë merak imazhin e këtij.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.