Presidenti kinez: Duhet të jemi partnerë, jo rivalë

Postuar në 26 Prill, 2024 14:42

Presidenti kinez, Xi Jinping, ka bërë thirrje gjatë një takimi me sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, që Kina dhe SHBA të jenë partner.

Të dyja vendet duhet të jenë partnere, jo rivale

citohet Xi pas takimit me zyrtarin amerikan që ndodhet në Kinë për herë të dytë brenda këtij viti.

Ka ende një numër çështjesh që duhen zgjidhur dhe ka ende hapësirë për përpjekje të tjera. Ne shpresojmë se SHBA mundet po ashtu të marrë një pozicion poztiv për zhvillimin e Kinës

ka shtuar ai.  

Mesazhi i presidentit kinez vjen edhe si një lloj diplomacie publike pozitive përkundrejt faktit se SHBA e konsideron zyrtarisht Kinën si një vend rival. Dhe ky rivalitet nuk ka të bëjë vetëm me Tajvanin, por edhe me faktin se Kina ka qenë ndihma kryesore për Rusinë e vendosur nën sanksione nga Perëndimi. Tregtia mes të dyja vendeve ka arritur rekorde të reja, çka e bën Pekinin një vend që merr rolin e dikurshëm të SHBA gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.