gjykimi
Nis gjykimi i nobelistit bjellorus për Paqen, Ales Bialiatski
Autoritetet bjelloruse kanë nisur gjykimin e fituesit të çmimit Nobel për Paqen, Ales Bialiatski nën akuzën e financimit të protestave. Ai u shfaq i prangosur pas hekurave në një sallë gjyqi bashkë me të akuzuar të tjerë.
Bialiatski është themelues i organizatës së mbikëqyrjes së të drejtave të njeriut, Viasna, dhe u arrestua në korrik të vitit 2021, kohë prej së cilës është mbajtur në burg.
Rryshfeti 6 mln euro/Zaev po negocion gjykimin nga gjykatës shqiptarë që kanë kaluar vettingun
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, është përfshirë së fundmi në një skandal të madh që e sheh atë të akuzuar se merr 6 milionë euro rryshfet. Lidhur me këtë skandal qarkullon një material në internet me zërin e tij që flet për paratë.
Cila "drejtësi" po e privilegjon sërish Saimir Tahirin?
Para disa ditësh u shpërnda në media një njoftim zyrtar nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion e Apelit, sipas të cilat gjyqi me të pandehur z. Saimir Tahiri do të mbahet me datë 9 prill 2020. Caktimi i kësaj seance gjyqësore duket disi i çuditshëm nisur nga fakti që fillimisht Këshilli i Lartë Gjyqësor me vendimet nr. 127, datë 10.3.2020 dhe nr. 128, datë 24.3.2020, ka vendosur pezullimin e veprimtarive të gjykatave të të gjitha juridiksioneve.
Rama, Basha, Shkëlzen Berisha, tri raste (mos)përballjeje me akuzat
Sot Gjykata e Tiranës ka vendosur të pushojë çështjen e ngritur ndaj Lulzim Bashës, Arben Ristanit dhe Ilir Dervishit, financier i Partisë Demokratike për të ashtuquajturin “lobim rus”. Akuza e ngritur ishte fallsifikim dhe ngrihej mbi një pretendim se PD-ja nuk ka deklaruar të ardhurat që i janë paguar Nick Muzin, i cili vetë ka deklaruar se i ka marrë nga dy biznesmenë rusë.
Gjykim, jo Vetting për politikën
Sot politika shqiptare po propozon vettingun për veten. Pasi nxori në shitje të gjithë shërbyesit e vet në gjyqësor dhe prokurori, politika shqiptare po shpenzon edhe shpresën e fundit që ushqehet nga populizmi: Vettingu. Pastrimi radhëve të saj përmes largimit. Ne e shohim sesi gjyqtarë të korruptuar sot dalin nga sistemi pse nuk justifikojnë pasurinë, por askush prej tyre nuk ndëshkohet penalisht për këtë shkelje. Askush prej tyre nuk gjykohet sesi korrupsioni nga sjellë implikime në hetime, në vendime gjyqësore.
Shembujt pozitivë nga Kroacia
Kryebashkiaku i kryeqytetit kroat, Zagreb, Milan Bandiç është vënë së fundmi nën hetim dhe po gjykojet për abuzim me detyrën. Sipas raportimeve mediatike, Bandiç akuzohet se ka sjellë dëm dhjetëra mijëra euro, shifra këto që për atë që ndjek politikën në Shqipëri, ngjajnë si dhurata.
I njohur për akte popullore si ulja e çmimit të tramvajit, Bandiç konsiderohet si një ndër politikanët më të fuqishëm në Kroaci.
Paralizë në Gjykatën e Lartë, 26 mijë dosje të pagjykuara
Reforma në drejtësi ka futur në kaos edhe Gjykatën e Lartë. Mbarimi i mandatit të disa gjyqtarëve ka bërë që në Gjykatën e Lartë të mbesin 9 gjyqtarë nga 19 që duhet të ishin normalisht. Ndërkohë 9 gjyqtarët e mbetur kanë për të gjykuar mbi 26 mijë dosje, çka është në fakt paralizim i punës. Nuk dihet sesi do të procedohet për të zgjidhur këtë situatë që vazhdon prej kohësh dhe mbi të gjitha nuk dihet sa është kostoja e këtij bllokimi absurd që mban peng marrëdhënie civile, administrative dhe penale për mbarë vendin.
TvT
Mbyllet hetimi për Kserën, gati të dalë para gjykatës
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimin dhe dërgon për gjykim ish-ministrin e Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera, për 4 ish-vartës të tij dhe administratorin e një kompanie private, pasi akuzohen se kanë vjedhur rreth 30 milionë lekë të reja, nëpërmjet procedurave fiktive për realizimin e disa aktiviteteve të pazhvilluara.