kanonizimi

Drejt kanonizimit

Postuar në 27 Korrik, 2017 11:36

Alolzije Stepinac duket se do të kanoizohet nga Vatikani. Kardinali kroat që ka shkaktuar shumë polemika mes Serbisë dhe Kroacisë, do të hyjë në panteonin e katolicizmit, pavarësisht akuzave që  i bëhen për mbështetjen morale dhe verbale që i dha regjimit të ustashëve të Paveliçit në Luftën e Dytë Botërore. Në lojë kanë hyrë edhe aktorë të jetës publike në Izrael, si profesori I historisë Gideon Greif dhe rabini Avraham Krieger, meqenëse regjimi i ustashëve krijoi dhe administroi kampin e Jasenovacit, i cilësuar ndër më të tmerrshmit.

Kanonizmi i Nënë Terezës, Maqedonia do të përfaqësohet me Presidentin. Ivanov: “Shenjë bashkimi për vendin”

Postuar në 07 Gusht, 2016 13:08

Maqedonia do të përfaqësohet me delegacion të nivelit më të lartë shtetëror në kanonizimin si shenjtore të Nënë Terezës. Në ceremoninë që do të zhvillohet më 3 shtator të këtij viti, delegacioni maqedonas do të kryesohet nga presidenti George Ivanov, me pjesëmarrje të ministrit të Jashtëm, Nikola Poposki, ministres së Kulturës, Elizabeta Kanceska-Milevska, përfaqësues të Kishës Katolike, të Kishës Ortodokse, kryetari i Bashkisë së Shkupit. Presidenti ka ftuar edhe drejtues të katër partive kryesore mes të cilëve edhe Ali Ahmeti.

Papa ndalon kanonizimin e Alojzije Stepinac. Do të vendosë Komiteti i Përbashkët i Kishës Katolike dhe asaj Ortodokse

Postuar në 25 Prill, 2016 14:52

Papa Françesku duket se ka frenuar kanaozimin e ish-kardinalit kroat të kohës së Luftës së Dytë Botërore, Alojzije Stepinac, pas një letre të Patriarkut Ortodoks serb, Irinej. Lajmi bëhet i ditur nga ish-ambasdori kroat në Vatikan, Filip Vucak dhe referohet nga agjencitë serbe “Tanjug” dhe “B92”( http://www.b92.net/eng/news/region.php?yyyy=2016&mm=04&dd=25&nav_id=97799).

Subscribe to RSS - kanonizimi