Kanonizmi i Nënë Terezës, Maqedonia do të përfaqësohet me Presidentin. Ivanov: “Shenjë bashkimi për vendin”

Postuar në 07 Gusht, 2016 13:08

Maqedonia do të përfaqësohet me delegacion të nivelit më të lartë shtetëror në kanonizimin si shenjtore të Nënë Terezës. Në ceremoninë që do të zhvillohet më 3 shtator të këtij viti, delegacioni maqedonas do të kryesohet nga presidenti George Ivanov, me pjesëmarrje të ministrit të Jashtëm, Nikola Poposki, ministres së Kulturës, Elizabeta Kanceska-Milevska, përfaqësues të Kishës Katolike, të Kishës Ortodokse, kryetari i Bashkisë së Shkupit. Presidenti ka ftuar edhe drejtues të katër partive kryesore mes të cilëve edhe Ali Ahmeti. Sipas zyrës së Presidentit maqedonas, kjo ceremoni dhe ky përfaqësim duhet të shërbejë për të dëshmuar unitetin e qytetarëve të Maqedonisë, përfshirë nga probleme të mëdha këto kohë.

Shenjtërimi i Nënë Terezës është pra gati në ceremoni shtetërore për Maqedoninë, ndërkohë që Shqipëria dhe Kosova e pretendojnë atë si figurë kombëtare. Po kështu Nënë Tereza njihet si Nënë Tereza e Kalkutës dhe India me të drejtë pretendon “prioritet” mbi të tjerët, pasi mrekullitë që i mvishen nga Kisha asaj, janë akte të supozuara gjatë veprimtarisë në Indi. Ndërkohë që ky vend ka njohur dhe prekur veprën e saj bamirëse, shqiptarët dhe maqedonasit me sa duket rendin drejt një medaljeje ndër të shumtat që shpikin për veten.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.