delegacioni
Delegacioni i BE-së në Shqipëri organizon seancë publike joga në Liqenin e Farkës
Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë organizon një seancë meditimi dhe joga për qytetarët shqiptarë. Përmes një postimi të sponsorizuar në Facebook, delegacioni sqaron se me këtë rast është vënë në dispozicion edhe një mjet transporti.
Delegacioni i BE-së në Shqipëri ju fton për një pasdite relaksuese me joga dhe meditim. Bashkohu me ne në 18 korrik në orën 19:00 në Liqenin e Farkës tek “Te Tarracat”
thuhet në njoftim.
Tërheqja e Këshillit ë Europës, provë se zgjedhjet e 30 qershorit janë antikushtetuese
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dalë sot në një konferencë për shtyp përmes së cilës ka deklaruar se opozita do të bllokojë procesin zgjedhor të 30 qershorit. Basha ka vlerësuar se tërheqja e delegacionit të Këshillit të Europës nga vëzhgimi i zgjedhjeve është distancim i qartë nga një proces antiligjor.
Pjesë e krizës
A mund të shpresojë njeri në Shqipëri se zgjidhja për krizën politike mund të vijë nga Luigi Soreca? Zor se edhe vetë diplomati italian nuk ka ndonjë iluzion për këtë, fjala e tij si ambasador i BE-së ka zero peshë as në skenën politike dhe as në vendosjen e ekuilibrave
Zjarrëfikësi ndërkombëtar Soreca ndërhyn në punët e brendshme të Shqipërisë
Nuk vonoi që edhe Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë të lëshojë pompën e vet të ujit mbi zjarrin e protestave. Kreu i tij, Luigi Soreca ka shpërndarë sot një deklaratë përmes së cilës bën thirrje për dialog, por edhe kujton sesa të mira janë protestat:
Kanonizmi i Nënë Terezës, Maqedonia do të përfaqësohet me Presidentin. Ivanov: “Shenjë bashkimi për vendin”
Maqedonia do të përfaqësohet me delegacion të nivelit më të lartë shtetëror në kanonizimin si shenjtore të Nënë Terezës. Në ceremoninë që do të zhvillohet më 3 shtator të këtij viti, delegacioni maqedonas do të kryesohet nga presidenti George Ivanov, me pjesëmarrje të ministrit të Jashtëm, Nikola Poposki, ministres së Kulturës, Elizabeta Kanceska-Milevska, përfaqësues të Kishës Katolike, të Kishës Ortodokse, kryetari i Bashkisë së Shkupit. Presidenti ka ftuar edhe drejtues të katër partive kryesore mes të cilëve edhe Ali Ahmeti.
Komedia e qeverisë “Renzi”/Zhduken “Rolex” e dhuruar gjatë vizitës në Arabinë Saudite. Anëtarët e delegacionit u zunë për të ndarë dhuratat
Gazeta italiane “Il Fatto Quotidiano” ka publikuar sot një lajm që konsiderohet një skandal që e nxjerr qeverinë e Matteo Renzit qesharake. Sipas kësaj gazeta anëtarët e delegacionit italian që vizitoi Riadin në muajin nëntor të vitit 2015, janë zënë gjatë vizitës, për shkak të ndarjes së dhuratave që pritësit u kishin bërë. Dhuratat për një delegacion prej 50 vetash konsistonin në dy lloje orës me stë cilave edh “Rolex”. Një prej anëtarëve të delegacionit ka pretenduar që t’i jepet edhe atij një “Rolex” dhe që këtu pastaj fillon komedia e situatës.