Pjesë e krizës
A mund të shpresojë njeri në Shqipëri se zgjidhja për krizën politike mund të vijë nga Luigi Soreca? Zor se edhe vetë diplomati italian nuk ka ndonjë iluzion për këtë, fjala e tij si ambasador i BE-së ka zero peshë as në skenën politike dhe as në vendosjen e ekuilibrave
Shefi i delegacionit të BE-së në Tiranë ka dalë sërish me një deklaratë ku thotë se "vendi i opozitës është në kuvend". Këtë e di dhe bufi, megjithatë Soreca e ripërsërit se kështu ia do dita, ose zanati.
Misioni i Soreca-s ka rënë pa mbushur muajt e parë në këtë detyrë, për arsye që lidhen me pozicionimin e njëanshëm të tij në ruajtjen e një status quo-je që legjitimon zullumet e pushtetit.
Aq më tepër që në Tiranë pritet të vijë një delegacion i Parlamentit Europian prej shtatë anëtarësh, të cilët do të analizojnë përmbushjen e reformave për hapjen e negociatave, por edhe situatën politike, ku pjesë e krizës është edhe vetë Soreca.
Add new comment