Papa ndalon kanonizimin e Alojzije Stepinac. Do të vendosë Komiteti i Përbashkët i Kishës Katolike dhe asaj Ortodokse
Papa Françesku duket se ka frenuar kanaozimin e ish-kardinalit kroat të kohës së Luftës së Dytë Botërore, Alojzije Stepinac, pas një letre të Patriarkut Ortodoks serb, Irinej. Lajmi bëhet i ditur nga ish-ambasdori kroat në Vatikan, Filip Vucak dhe referohet nga agjencitë serbe “Tanjug” dhe “B92”( http://www.b92.net/eng/news/region.php?yyyy=2016&mm=04&dd=25&nav_id=97799). Vucak madje ka deklaruar për gazetën “Vecernje Novosti” se për të diskutuar këtë çështje do të krijohet dhe do të diskutojë një Komitet i Përbashkët mes Kishës Katolike dhe asaj Ortodokse përpara verës së këtij viti. Në letrën e tij, Irinej shkruan se Stepinac ishte një prift i lartë që mbështeti ustashët – aleatët e Hitlerit që krijuan Shtetin e Pavarur të Kroacisë. Sipas tij, Stepinac detyroi konvertimin me forcë të besimtarëve ortodoksë në katolikë dhe mbështeste ligjet raciale. Në këtë përballje që ka nga pas një histori të pëgjkashme mes serbëve dhe kroatëve, u angazhuan edhe autoritet e Serbisë, pasi edhe Presidenti Tomislav Nikoliç, i dërgoi një letër Papës. Këto demarshe çuan në vendimin e Papës që të diskutohet çështja shumë delikate. Letra e Irinej u bë publike nga gazeta kroate “Jutarnji List” më 4 janar të këtij viti dhe aty sugjerohet pikërisht ngritja e këtij komiteti. Irinej propozonte madje që Komiteti të përfshinte në diskutimet e veta edhe një “akt të purifikimit të memories historike”( http://www.b92.net/eng/news/region.php?yyyy=2016&mm=01&dd=04&nav_id=96583). Nuk është shumë e qartë se pse Irinej merr këto atribute, sidomos kur vjen fjala për çështje të historisë, por fakt është se ngjarjet e LIIB në Kroaci përfshijnë episode nga më të tmerrshmet në të gjithë kontinentin. Një dokumentar i viteve ’80, realizuar nga një regjisor jugosllav me origjinë kroate, jep një pamje të asaj që ka ndodhur, ndonëse e vërteta historike ka nevojë për të dyja anët:
Comments
Ipeshkvi i Zagrebit Alojzije Stepinac ?!?!
PARATHANJE:
Asht fakt historik qe popullsia katolike e Kishes Romake ne Ballkan (si psh edhe rasti i popullsise katolike ne trojet shqiptare ) asht gjinde shekullarisht ne shenjestren e popullsise ortodokse te Kostantinopolit dhe sllaveve qyshe nga ndarja e Kishes ne Kishen e Lindjes dhe ne Kishen e Prendimit. Kjo per shkak te ndarjes se perandorise romake ne te Lindjes -Kostantinopol dhe te Prendimit -Romake. Kjo gja spjegon edhe kontradikten historrike te sllaveve kroat, qe jane shumica katoli, me sllavet ortodoks serb, malazez, rus etj.
Kur erdhi pushtimi truk-osman popullsise katolike iu veshtirsue edhe ma shume situata. Her Haptas dhe her e Padukshme kjo ka vazhdue me shekuj.
Eksperincat historike:
Mbas Luftes Dyte Botnore jugosllavt e Titos nepermjet dores kriminale te vegles se tyne Enver Hoxhes kan ba kerdine ndaj popullsise malore te Veriut katolike, e cila gjithmone ka ba lufte mbrojtese nga sllavt grabiçar. Po ashtu kan ba ne Shkoder krime te mdha dhe te pajustifikueshme ndaj intelektualve katolik dhe sidomos ndaj klerit katolik shqiptar, sepse kjo ishte pjesa ma e vendosun antisllave e shqiptarve te veriut.
Per keto arsye para se te gjykohet ipeshkvi katolik i Zagrebit Alojzije Stepinac, duhet me shikue ma pare se si jane vete ata qe pretendojne te "gjykohet" ipeshkvi Alojzije Stepinac. Vete Patriarkut Ortodoks serb Irinej asht i njollosun me qendrimin e tij mbeshtetes ndaj krimeve te Millosheviqit ndaj popullsise krejtesisht te pafajshme dhe te pa armatosun shqiptare te Kosoves, pamvarsisht se shumica jane muslimane.
TE DHANA rreth ipeshkvit te Zagrebit Alojzije Stepinac:
Nji gja asht e pranueme publikisht se ipeshkvi Alojzije Stepinac ka qene antiracist i guximshem dhe i ka orjentue priftnit katolik kroat te predikojne antiracizmin. Ky asht nji qendrim i guximshem ne periudhen e pushtimit gjermano-nazist, qe as priftnit ortodoks dhe as hoxhallart nuk e kan ba publikisht ne ate kohe.
DESHMI PERONALE:
Jam takue shume here ne Venecia me nji kushrine te babes tim, e cila sot asht mbi 80 vjeçe, por qe banon ne Londer. Ajo me tregoi gjane e gjate mbi lidhjet tonat familjare te gjakut te nanes se saje me baben tim. Nder te tjera ajo me tregoi nji fakt qe un nuk e dijshe fare e qe as babai im nuk ma ka pas tregue sepse per baben tim kjo gja nuk kishte fare randesi. I jati i saje ishte ekonomist nga Vjena, por mbas disa kohe kishte ardhe ne Bosnje e ma vone ishte transferue ne Zagreb. Ai ishte HEBRE' austriak i martuem me nji katolike (nana e kushrines) nga Trieste e cila ishte kushrine me baben tim. Ajo me bani nji pershkrim te gjate te situates teper te rrezikshme qe kishte kalue familja e saje. Ajo me tregoi, siç e dijme te gjithe, se diskriminoheshin nga nazistat edhe familjet gjysme apo nji çerek hebreje, dmth ato qe kan ba martesa miste te shkalles pare dhe te dyte me hebrej. Ajo me tregoi se nana e saje (katolike), e marueme me nji hebrè, kishte shkue te ipeshkvi i Zagrebit ( qe atehere ishte Alojzije Stepinac) dhe ky i kishte strehue ne shtepine e tij ku banojne ipeshkevitet, dhe aty e ka mbajte kete familje derisa gjermant kishin ike. Ky ipshkev kishte strehue dhe msheh edhe shum familje te tjera hebreje apo gjyse hebreje.
KU QENRON E VERTETA ?
Asht kollaj sot ne kohe paqe te gjykohen njerzit qe jane gjinde ne situata te tmerrshme.
Por siç pat thane nji NJERI I MADH: "Le ta hjedhin gurin i pari ai qe nuk ka ba mkat".
Add new comment