Drejt kanonizimit

Postuar në 27 Korrik, 2017 11:36

Alolzije Stepinac duket se do të kanoizohet nga Vatikani. Kardinali kroat që ka shkaktuar shumë polemika mes Serbisë dhe Kroacisë, do të hyjë në panteonin e katolicizmit, pavarësisht akuzave që  i bëhen për mbështetjen morale dhe verbale që i dha regjimit të ustashëve të Paveliçit në Luftën e Dytë Botërore. Në lojë kanë hyrë edhe aktorë të jetës publike në Izrael, si profesori I historisë Gideon Greif dhe rabini Avraham Krieger, meqenëse regjimi i ustashëve krijoi dhe administroi kampin e Jasenovacit, i cilësuar ndër më të tmerrshmit. Ai ishte një kamp ku kroatët mblodhën serbë, hebrej dhe romë duke ushtruar një proces asgjësimi i paprecedentë në Ballkan. Greif citon ish-atasheun ushtarak gjerman në Zagreb, Edmond von Horstenau I cili përmes një letre drejtuar Heinrich Himmler shkruante se “trupat gjermane ishin dëshmitarë të heshtur të brutalitetit të ustashëve ndaj serbëve, hebrejve dhe romëve”.

Çështja e kanonizimit ka marrë një karakter ndërkombëtar. Në lojë ka hyrë edhe Kisha Ortodokse Serbe, për ç’arsye Papa Françesku ka menduar krijimin e një komisioni të përbashkët përpara sesa të procedohet. Stepinac u dënua nga regjimi i Titos me 26 vite burg si bashkëpunëtor, por vendimi i drejtësisë s ëish-Jugosllavisë është vënë në diskutim. Gazeta serbe “Vecernje Novosti” pretendon se dokumentet sekrete që provojnë implikimin e Stepinac ndodhen në Dioqezën Katolike në Zagreb dhe  mbahen të papublikuara.  

Rasti I Stepinac është më emblematiku në nevojën që disa shoqëri kanë për të adoptuar qëndrimet e veta të veçanta ndaj asaj që ndodhi në Luftën e Dytë Botërore. Kroacia ishte një aleate e Hitlerit, ajo edhe sot nuk e refuzon qëndrimin e elitës së saj në vitet ’40, duke hapur një paradigmë të re morale për LIIB dhe aspektin më kriminal të saj: kampet e përqendrimit.

http://www.b92.net/eng/news/crimes.php?yyyy=2017&mm=07&dd=26&nav_id=101910

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.