liib
Të përmirësojmë dhe ruajmë rendin ndërkombëtar që të shmanget një luftë e re
Shkrimi i mëposhtëm(sjellë me shkurtime) ka për autor presidentin e Republikës së Rusisë, Vladimir Putin dhe është publikuar pak ditë më parë me rastin e 75 vjetorit të fitores mbi fashizmin.
Drejt kanonizimit
Alolzije Stepinac duket se do të kanoizohet nga Vatikani. Kardinali kroat që ka shkaktuar shumë polemika mes Serbisë dhe Kroacisë, do të hyjë në panteonin e katolicizmit, pavarësisht akuzave që i bëhen për mbështetjen morale dhe verbale që i dha regjimit të ustashëve të Paveliçit në Luftën e Dytë Botërore. Në lojë kanë hyrë edhe aktorë të jetës publike në Izrael, si profesori I historisë Gideon Greif dhe rabini Avraham Krieger, meqenëse regjimi i ustashëve krijoi dhe administroi kampin e Jasenovacit, i cilësuar ndër më të tmerrshmit.
Pas trenit në Poloni, edhe një inxhinier gjerman pretendon zbulimin e 100 tonëve ar në një fshat të Moskës
Nuk janë vetëm polakët me fat. Mediat raportojnë se një inxhinier gjerman pretendon të ketë gjetur kamionë me sasi ari ngarkuar në një fshat në jug të Moskës. Gazeta gjermane “Bild” raporton se inxhinieri ka shpallur gjetjen pasi përdori radarë për lokalizimin e kamioneve që mendohet se janë të ngarkuar me thesarin e Bankës së Smolenskut, që u boshatis nga forcat sovjetike përpara arritjes së nazistëve. Sipas pretendimeve të inxhinierit, ishin shërbimet sekrete sovjetike ato që u ngarkuan me transportin e arit në kamionë, që u futën më galeritë minerare afër Vyazmës.