fruthi

Rikthehet fruthi, tridhjetëfishohen rastet në Europë

Postuar në 23 Janar, 2024 19:08

Një rikthim i virusit të fruthit e ka detyruar OBSH-në t’u kërkojë vendeve të nisin menjëherë fushata të reja imunizimi. Përgjatë 10 muajve të parë të vitit 2023, në Europë, numri i të prekurve nga fruthi është rritur tridhjetëfish në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2022 (30 mijë raste në janar-tetor 2023, 914 raste në janar-tetor 2022).

Për këtë epidemi të re, OBSH bën fajtore rënien e niveleve të vaksinimit.

Dizinformacioni për vaksinat dhe rritja e partive populiste

Postuar në 03 Prill, 2019 13:41

 

Sipas raporteve më të fundit ndërkombëtare nga ekspertë të shëndetit, Europa po përjeton aktualisht numrin më të lartë të të prekurve nga fruthi në 20 vjet, përfshirë ato vende ku sëmundja ishtë asgjësuar më parë. Brenda Bashkimit Europian, Greqia është vendi ku sëmundja ka goditur më fort. Arsyeja e parë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, është “hezitimi ndaj vaksinave”, që është listuar prej saj si një nga 10 kërcënimet kryesore globale të shëndetit për vitin 2019, pavarësisht disponibilitetit të vaksinave.

Maqedonia shpall epideminë e fruthit

Postuar në 03 Janar, 2019 12:31

Maqedonia shpall epideminë e fruthit në rajonin e Shkupit, pas regjistrimit të 6 rasteve të reja dhe pritjes së analizave për 6 raste të tjera.

“Jemi të detyruar të marrim një masë të përkohshme për të ndaluar pranimin në çerdhe, kopshte e shkolla të  fëmijëve që nuk janë  të vaksinuar”- tha ministri i Shëndetësisë.

Legjenda e autizmit/1000 fëmijë në kopshtet dhe çerdhet e Shqipërisë i janë shmangur vaksinimit

Postuar në 01 Prill, 2017 19:02

Problemi i refuzimit të vaksinimit të fëmijëve po zgjerohet ndjeshëm në Shqipëri. Prej kohësh qarkullon një legjendë e marrë nga një studim në Britani, sipas të cilës vaksina e fruthit shkakton autizëm. Një përfundim që u hodh në qarkullim në vitin 1998 nga Andreë Ëakefield, ka provokuar një krizë të vërtetë besimi, ose më saktë një zgjerim të dyshimit ndaj vaksinave. 

Shqiptarët refuzojnë vaksinën e fruthit për fëmijët

Postuar në 04 Prill, 2016 21:23

Dhjetëra prindër refuzojnë vaksinën e fruth-rubeolës për fëmijët e tyre 1-vjeçar. Debatet në mbarë botën se ajo stimulon autizmin, po shkaktojnë frikë edhe tek familjet e reja shqiptare siç raporton Vizion Plus. Në vendin tonë, Tirana mban rekord sa i përket refuzimeve të vaksinës së fruthit dhe sipas specialistëve arsyet nuk janë vetëm shendetesore, por lidhen edhe me bindjet fetare të shtresave të caktuara. Në qendrat shëndetësore, mjekët tregojnë se është rritur numri i prindërve që kundërshtojnë kryerjen e këtij injeksioni.

Subscribe to RSS - fruthi