Legjenda e autizmit/1000 fëmijë në kopshtet dhe çerdhet e Shqipërisë i janë shmangur vaksinimit
Problemi i refuzimit të vaksinimit të fëmijëve po zgjerohet ndjeshëm në Shqipëri. Prej kohësh qarkullon një legjendë e marrë nga një studim në Britani, sipas të cilës vaksina e fruthit shkakton autizëm. Një përfundim që u hodh në qarkullim në vitin 1998 nga Andreë Ëakefield, ka provokuar një krizë të vërtetë besimi, ose më saktë një zgjerim të dyshimit ndaj vaksinave.
Në Shqipëri nuk ka patur përgjigje të kualifikuara, por si protokoll sigurie është pranuar fakti se vaksinat shpërndahen nga OBSH. Në botë ka një përpjekje shumë të madhe për të eliminuar efektet e studimit të sipërcituar, autori i së cilës vijon të mbrojë tezën e vet edhe sot e kësaj dite. Sipas "Vizion Plus" që intervistonte sot një nënë shqiptare që ka refuzuar t’i bëjë vaksinën fëmijëve pasi një prej tyre u prek nga autizmi, janë 1000 fëmijë në mbarë vendin që janë në çerdhe dhe në kopshte, të cilët nuk janë vaksinuar. Problemi është serioz për shëndetin publik, por edhe për vetë fëmijët që ekspozohen ndaj viruseve.
https://www.vizionplus.tv/refuzimi-i-vaksines-se-fruthit-frike-nga-autizmi/
Çështja është shumë delikate dhe nuk mundet që të lihet në vullnetin e prindërve që marrin këtu rolin e ekspertit me burim Google. Por s’është vetëm Shqipëria. Në ShBA po bëhet politikë, njësoj siç u bë dikur me AIDS për të cilën ka mjekë që pohojnë se nuk ekziston. Nipi i ish-Presidentit amerikan, Kennedy, Robert Kennedy Jr. ka thirrur një protestë në Uashington kundër vaksinave të cilat shihen si pjesë e një plani të thellë që synon afektimin e kontrolluar të shëndetit publik, përhapjen e sëmundjeve që mandej industria farmaceutike të ruajë fitimet e jashtazkonshme.
https://www.statnews.com/2017/03/30/kennedy-antivaccine-crusade-disgrace/
Add new comment