Dizinformacioni për vaksinat dhe rritja e partive populiste

Postuar në 03 Prill, 2019 13:41
Christopher Kremidas-Courtney – Këshilltar në Strategy International

 

Sipas raporteve më të fundit ndërkombëtare nga ekspertë të shëndetit, Europa po përjeton aktualisht numrin më të lartë të të prekurve nga fruthi në 20 vjet, përfshirë ato vende ku sëmundja ishtë asgjësuar më parë. Brenda Bashkimit Europian, Greqia është vendi ku sëmundja ka goditur më fort. Arsyeja e parë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, është “hezitimi ndaj vaksinave”, që është listuar prej saj si një nga 10 kërcënimet kryesore globale të shëndetit për vitin 2019, pavarësisht disponibilitetit të vaksinave.

Shkaqet e hezitimit për t’u vaksinuar janë të shumëanshme, por një faktor kryesor është ndikimi i mediave tradicionale dhe atyre sociale, në veçanti roli i robotëve dhe trollëve në përhapjen e dizinformacionit rreth vaksinave.

Sipas studimit të fundit “Komunikimi Shëndetësor si Armë: robotët e tuiterit dhe trollët rusë amplifikojnë debatin për vaksinat”, kryer nga kërkues të George Washington University, University of Maryland dhe Johns Hopkins, i publikuar në American Journal of Public Health, të njëjtët faktorë që lidheshin me Agjencinë Ruse të Kërkimit në Internet e që provokuan mosmarrëveshje në zgjedhjet amerikane të vitit 2016, sot po ushqejnë me dizinformacion dhe po kontribuojnë në krizën e fruthit në Greqi dhe në pjesën tjetër të Europës. I njëjti studim thotë se 93% e narrativës për fruthin në tuiter origjinon nga, ose amplifikohet nga trollët dhe botër rusë.

Qëllimi i këtij dizinformacioni është përmbytja e diskursit me propagandë anti-vaksinë duke krijuar një sens të “ekuivalencës false” pro dhe anti vaksinë. Robotët ndihmonë duke përëritur dhe përhapur të njëjtën narrativë në platform të ndryshme të mediave sociale në gjuhët e vendeve që kanë shënjestruar.

Në vitin 2018 Ukraina përjetoi valën më të madhe të shpërthimit të fruthit në të gjithë Europënm, me një rritje të rasteve në masën 634%. Nga viti 2017 në vitin 2018 u raportuan një numër befasues prej 53 mijë rastesh.  Në vitin 2018 ministri ukrainas i Shëndetësisë ia atribuoi rritjen e shpejtë të rasteve të fruthit luftës në zhvillim, vaksinave nën standard të importuara nga Rusia dhe propagandës ruse anti-vaksinë në mediat sociale dhe në ato kryesore.

Një studim i ri i publikuar nga Queen Mary University në Londër ka gjetur një lidhje pozitive mes përqindjes së njerëzve që në një vend që ka votuar parti populiste dhe përqindjes së atyre që janë skeptikë ndaj vaksinave.  Po ashtu, partitë populiste në Europë kanë marrë pozicione që ushqejnë hezitimin ndaj vaksinave.

Qeevria e partisë së majtë Syriza në Greqi ka propozuar që prindërit mund të mos vaksinojnë fëmijët e tyre. Më tej akoma, që nga fillimi i vitit 2019, në Greqi ka patur tre postime të dyshuara se vijnë nga trollë sipas të cilëve Qendra Amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve “ka pranuar” se vaksinat shkaktojnë autizëm. Këto postime ishin përhapur nga amplifikuar nga robotë kibernetikë rusë.  Me 196 raste për një milion rezidentë, Greqia ka aktualisht numrin më të lartë për frymë të prekjes nga fruthi në Bashkimin Europian.

Prindërit e shqetësuar për fëmijët që kërkojnë informacione online për vaksinat përpiqen të ndajnë të vërtetën nga dizinformacioni. Një studim antropologjik në universitetin McMaster në Kanada gjeti se 71% e rezultateve të dhjetë kërkimeve kryesore në Google që përdorin fjalëkyçin “vaksinim” ishin faqe ku propagandohet antivaksinimi.

Anna Kata, autorja e studimit  e quan internetin “kutia postmoderne e Pandorës” në të cilën e vërteta shkencore refuzohet dhe keqinformimi përzihet me informimin.

Pra, çfarë mund të bëhet për të adresuar dizinformacionin që ushqen valën e fruthit në Greqi?

Së pari, fushatat e informimit publik për shëndetin, ndërthurur me transparencën rreth vaksinave, me afate më fleksibël të vaksinimit dhe të dhëna më të mira për përfitimet nga vaksinat mund të shërbejnë për të informuar ata prindër që mund të mos jenë rezistentë por që janë të dyzuar për vaksinimin e fëmijëve të tyre.  

Disa ekspertë sugjerojnë afate të detyrueshme vaksinimi si një qasje efektive, por këto mundet të çojnë në një rezistencë edhe më të madhe mes prindërve më skeptikë.

Anasjelltas, vaksinimi i detyrueshëm sinjalizon një konsensus më të gjerë shoqëror se vaksinat janë një aspekt i rëndësishëm i shëndetit publik. Vetëm javën e shkuar, Italia miratoi një ligj të ri që e bën të detyrueshëm vaksinimin e plotë dhe ndalon hyrjen e fëmijëve në shkolla nëse nuk janë të vaksinuar.  

Së fundmi, indentifikimi i shpejtë dhe eliminimi i trollëve dhe robotëve kibernetikë, përpara sesa ndikimi i tyre të përhapet, është një hap i rëndësishëm në kundërvënien ndaj fushatës së dizinformimit. Për ta bërë këtë kërkohet një sistem gjurmimi që nuk është thjesht i automatizuar por edhe i fuqizuar nga gjykimi njerëzor për të siguruar rrugë të përshtatshme shpëtimi dhe për të vjelë rezultate që të përmirësohet saktësia e gjurmimit.

Burimi: Kathimerini

Përkthimi: ResPublica

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.