dizinformimi
A do të reagojë (H)AMA pas ankesës publike të kryeministrit se Top-Channel dizinformon dhe përhap panik?
Sot kryeministri Edi Rama doli në konferencë për shtyp për të dhënë verisonin e tij për sulmin kibernetik. Sipas tij janë përfshirë me gjasë dy shtete që nuk njohin rendin ndërkombëtar dhe në verifikim final do të ndërmerren masa përkatëse. Në një moment të fjalës së tij, z. Rama ka akuzuar drejtpërdrejt kanalin Top-Channel për përhapje paniku dhe dizinfomacion, pavarësisht siç tha ai se ësghtë bërë thirrje publike dhe komunikim zyrtar që lajmet për gjobvënie janë të pavërteta.
Kush do kërkojë falje për gabimet e deritanishme me pandeminë?
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka deklaruar së fundmi se populizmi mbi pandeminë e tanishme është papërgjegjshmëri.
Gënjeshtrat dhe dezinformimi, komploti dhe urrejtja jo vetëm që ndryshojnë debatin demokratik, por edhe luftën kundër virusit… Ajo që është shkencërisht e rreme duhet të përcaktohet qartë si e tillë. Populizmi nuk është vetëm joreal, por edhe i papërgjegjshëm
theksoi kancelarja gjermane në një fjalim para deputetëve një ditë pas njoftimit të mbylljes në Gjermani.
KE: Kina dhe Rusia, përgjegjëse për dizinformimin mbi koronavirusin. Vaksina, fushëbeteja e radhës
Komisioni Europian ka akuzuar publikisht Kinën dhe Rusinë si përhapësit kryesorë të lajmeve të rreme online për pandeminë e koronavirusit. Vera Jurova, zv.presidente e Komisionit për Vlerat dhe Transparencën ka deklaruar se lajmet e rreme kanë origjinuar nga Kina dhe Rusia duke patur në fokus edhe keqinformimin mbi masat që duhen marrë si pirja e alkoolit të pastër apo teori konspirative si ato se instalimet 5G përhapin virusin.
Dizinformimi do të vazhdojë dhe vaksinimi do të jetë fushëbeteja e radhës
Shqipëria nuk është gati dhe nuk ka kapacitet për luftën kundër dizinformimit
Një raport i ditëve të fundit shpërndarë në mediat britanike, ka riamplifikuar alarmin për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e përgjithshme të Britanisë së Madhe. Forma e manipulimit është e hollë: në rrjetin social Reddit është qarkulluar një lajm sipas të cilit qeveria konservatore në Londër ka ndërmend të shesë tek amerikanët Shërbimin Kombëtar të Shëndetit.
Dizinformacioni për vaksinat dhe rritja e partive populiste
Sipas raporteve më të fundit ndërkombëtare nga ekspertë të shëndetit, Europa po përjeton aktualisht numrin më të lartë të të prekurve nga fruthi në 20 vjet, përfshirë ato vende ku sëmundja ishtë asgjësuar më parë. Brenda Bashkimit Europian, Greqia është vendi ku sëmundja ka goditur më fort. Arsyeja e parë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, është “hezitimi ndaj vaksinave”, që është listuar prej saj si një nga 10 kërcënimet kryesore globale të shëndetit për vitin 2019, pavarësisht disponibilitetit të vaksinave.