Maqedonia shpall epideminë e fruthit
Maqedonia shpall epideminë e fruthit në rajonin e Shkupit, pas regjistrimit të 6 rasteve të reja dhe pritjes së analizave për 6 raste të tjera.
“Jemi të detyruar të marrim një masë të përkohshme për të ndaluar pranimin në çerdhe, kopshte e shkolla të fëmijëve që nuk janë të vaksinuar”- tha ministri i Shëndetësisë.
Autoritetet në vendin fqinj japin alarmin se ndërgjegjësimi i qytetarëve është i ulët, pasi të pavaksinuar ka edhe te të rriturit. Nga 15 mijë fëmijë nën moshën 14-vjeç që janë në listat e vaksinimit, janë paraqitur vetëm 310, duke rritur ndjeshëm rrezikun e prekjes nga sëmundja.
Shumë prindër refuzojnë të vaksinojnë fëmijët e tyre. Instituti i Shëndetit Publik raportoi se që nga viti 1972 ka pasur disa epidemi me më shumë se 1250 vdekje. Sëmundja konsiderohet serioze sepse mund të shkaktojë inflamacion të rëndë të mushkërive dhe meningjitit.
Add new comment