kisha orthodhokse
Letër e vjetër e Mbretit Charles: Kisha Orthodhokse, e vetmja e paprekur nga korrektesa e neveritshme politike
Gazeta britanike “The Telegraph” shkruante dje për një “letër të sapozbuluar” të mbretit Charles në të cilën monarku britanik vlerëson Kishën Othodhokse si të vetmen që nuk është prekur nga:
korrektesa e neveritshme politike
Nuk mund të ketë as Serbi të Madhe, as Shqipëri të Madhe. Do të jetë vetëm një Tragjedi e Madhe
Presidenti malazez Milo Gjukanoviç ka deklaruar gjatë një takimi me strukturat e Partisë Socialiste Demokratike në Tivar se ajo që po ndodh së fundmi ligjin për lirinë fetare është abuzim dhe synon rrëzimin e shtetit.
Ne kemi një synim të qartë, sigurimin e zbatimit të pakushtëzuar të dispozitave kushtetuese që parashikojnë ndarjen e Kishës nga shteti dhe garanton lirinë e besimit. Ligji është një zgjidhje legale që është përgatitur me kujdes për më shumë se katër vjet me seanca dëgjimore
tha ai.
Sinodi i Shenjtë zgjedh Mitropolitin e Bursës në krye të Kishës Orthodhokse të Amerikës
Mitropoliti i Bursës, Elpidoforos është zgjedhur kryepeshkop i Arkdioqezës së Amerikës përmes një vendimi të marrë nga Sinodi i Shenjtë i Patriarkanës Ekumenike në Stamboll. Ai zëvendëson në këtë detyrë Kryepeshkopin Demetrios që dha dorëheqjen këtë muaj për shkak të moshës së shkuar dhe gjendjes shëndetësore.
Kisha Orthodhokse Ruse provokon debate: Likujdimi i Romanovëve, përmes një vrasjeje rituale
Romanovët rikthehen sërish në qendër të debateve në Rusi duke implikuar emoçione negative ndaj hebrejve. Kësaj radhe është një teori e një peshkopi, ajo që ka provokuar debate. Sipas kësaj teorie, që pretendohet se bazohet mbi dy hetime të pavarura, njëri i drejtuar nga Kisha Orthodhokse Ruse, familja Romanov u likujdua përmes një vrasjeje rituale, ose vrasje që kryhet si sakrifiçë. Kjo është akuzë që nënkupton një zakon që I atribuohej në Mesjetë hebrejve që vijnë sërish në vëmendje.
Kush po i blen pronat e Kishës Orthodhokse në Izrael?
Gazeta izraelite “Haaretz” ka disa ditë që shkruan për një zhvillim që prek Kishën Orthodhokse në Jeruzalem dhe Patriarkun e saj, Theofil III. Ai është vënë në qendër të vëmendjes për shitjen e sipërfaqeve të mëdha pronash të Kishës për një çmim shumë të ulët dhe ndaj blerësve anonimë që janë të regjistruar në parajsat fiskale.
Përplasje mes Kishës Orthodhokse dhe shtetit për meshën katolike ne Labovë
Kisha Orthodhokse ka reaguar ashpër ndaj një niciative të Institutit të Monumenteve të Kulturës për të mbajtur një meshë drejtuar nga klerikë katolikë me në Kishën e Labovës së Kryqit. Në reagimin e saj thuhet se kjo iniciativë është në shkelje të ligjit për përdorimin e objekteve të kultit, duke nënvizuar në këtë ngjarje ishte e pranishme drejtoresha e Institutit të Monumenteve të Kulturës Arta Dollani dhe persona të tjerë, ndërkohë që ende vazhdojnë të kryhen punime plotësuese për restaurimin e këtij monumenti.
Kisha Orthodhokse: Na ktheni objektet e kultit që na përkasin. Po shfrytëzohen për dasma dhe ceremoni
Asambleja kleriko-laike e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë ka kërkuar përmes një deklarate që objektet e kultit që i përkasin t’i kthehen në administrim kishës. Shkak për këtë mesazh është jo vetëm ligji që ia njeh KOASh-it këtë të drejtë, por edhe shfrytëzimi i mjediseve të objekteve në fjalë për aktiviteteve që siç thuhet në deklaratë fyejnë ndjenjat e besimtarëve.