Nuk mund të ketë as Serbi të Madhe, as Shqipëri të Madhe. Do të jetë vetëm një Tragjedi e Madhe
Presidenti malazez Milo Gjukanoviç ka deklaruar gjatë një takimi me strukturat e Partisë Socialiste Demokratike në Tivar se ajo që po ndodh së fundmi ligjin për lirinë fetare është abuzim dhe synon rrëzimin e shtetit.
Ne kemi një synim të qartë, sigurimin e zbatimit të pakushtëzuar të dispozitave kushtetuese që parashikojnë ndarjen e Kishës nga shteti dhe garanton lirinë e besimit. Ligji është një zgjidhje legale që është përgatitur me kujdes për më shumë se katër vjet me seanca dëgjimore
tha ai.
Gjukanoviç i është referuar historisë për të mbrojtur projektin e vet duke nënvizuar se
Kisha e Malit të Zi të qenë për sa ka zgjatur edhe shteti i Malit të Zi.
Kisha Orthodhokse e Malit të Zi është e pavarur dhe ka të gjitha atributet për pavarësi. Qëkurse Mali i Zi u ankesua nga Serbia, ishte logjike për Kishën të aneksohej nga Kisha Orthodhokse Serbe. Vendimi ishte politik-shteti ishte zhbërë. Ishte logjike për kishën të zhbëhej më 1918-ën, kur shteti u zhbë, por çfarë mund të themi për 2006-ën, kur shteti u restaurua? Ne do ta rindërtojmë kishën, kjo nuk ka dyshim
ka thënë më tej ai.
Duke e vendosur politikën serbe në një kontekst nacionalist të pandryshueshëm në kohë, presidenti malazez ka tërhequr vëmendjen për këtë sjellje që ecën me ëndrra ekspansioni.
Ky është një plan që ka qenë përherë në sirtar që në vitet ’90 dhe ka kushtuar kaq shumë jetë për rajonin tonë. Prandaj nuk mund të ketë as Serbi të Madhe, as Shqipëri të Madhe, por vetëm një Tragjedi të Madhe. Në vend se të mësonin këto mësime të ’90-ës...siç shohim 30 vfjet më pas, idetë e vjetra po rikthehen në tavolinë dhe pjesë integrale e këtyre ideve është nacionalizmi pas idesë së Serbisë së Madhe që duke përdorur Kishën Orthodhokse përpiqet të përfaqësojë Malin e Zi, të ndikojë jetën në Malin e Zi...Është diçka me të cilën ne nuk biem dakord dhe ndaj së cilës po tregojmë rezistencë të vendosur dhe që ne nuk do të lejojmë të ndodhë ndonjëherë në Mal të Zi
ka thënë ai.
Kjo është edhe një akuzë për presidentin serb, Vuçiç, i paraqitur në Perëndim si më liberali i politikës serbe.
Add new comment