Sinodi i Shenjtë zgjedh Mitropolitin e Bursës në krye të Kishës Orthodhokse të Amerikës

Postuar në 11 Maj, 2019 11:41

Mitropoliti i Bursës, Elpidoforos është zgjedhur kryepeshkop i Arkdioqezës së Amerikës përmes një vendimi të marrë nga Sinodi i Shenjtë i Patriarkanës Ekumenike në Stamboll. Ai zëvendëson në këtë detyrë Kryepeshkopin Demetrios që dha dorëheqjen këtë muaj për shkak të moshës së shkuar dhe gjendjes shëndetësore.

Elpidoforos ka përfunduar studimet në Selanik, në Shkollën Bizantine në Bon të Gjermanisë dhe në Fakultetin Teologjik të St. Gjonit të Damaskut në Liban. Nga viti 1995 deri në vitin 2005 Elpifodoris ka qenë Nënsekretar i Sinodit të Shenjtë për të marrë mandej detyrën e Sekretarit.

Që nga viti 2011, në cilësinë e asistent profesorit ai jep mësim simbolikën, marrëdhëniet ndërorthodhokse – ndërkristiane dhe Lëvizjen Ekumenike.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.