Beketi

Gjoba e Beketit do të paguhet!

Postuar në 05 Prill, 2023 16:18

Gjykata e Arbitrazhit refuzon të rishqyrtojë dëmshpërblimin 108 milionë euro, që qeveria shqiptare duhet t’i shlyejë biznesmenit italian, Françesko Beketi. Kërkesa për rishikim e palës shqiptare, e depozituar pranë Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve në Bankën Botërore, u hodh poshtë me argumentin se nuk ka bazë ligjore.

Vendimi për dëmshpërblimin e Beketit nga qeveria shqiptare është marrë në vitin 2019, por sipas trupës gjykuese gjatë kësaj kohe, Shqipëria e përfaqësuar nga Avokatura e Shtetit, nuk ka paraqitur asnjë fakt të ri.

Gazetari Mero Baze: Beketi fitoi ndaj Shqipërisë në Arbitrazh me ndihmën e Ilir Metës

Postuar në 25 Shtator, 2020 20:48

Gazetari Mero Baze shkruan sot mbi debatin mes presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe kryeministri Rama mbi Vjosën dhe hidrocentralet që pritet të ndërtohen aty. Ndër të tjera, Baze sjell në vëmendje përfshirjen e Françesko Beketit në këtë histori, duke kaluar mandej në aludimet për marrëdhënie të ngushta të tij me Ilir Metën. 

Shqipëria fiton gjyqin me Beketin

Postuar në 25 Janar, 2018 17:18

Qeveria shqiptare ka dalë fituese në Arbitrazh me biznesmenin italian Frençesko Beketi, kompania e të cilit  Hydro S.R.L. ankimoi prishjen e kontratës për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit në vitin 2014.

Në datën 8 janar, trupa e gjykimit në arbitrazh vendosi të rrëzojë padinë e kompanisë S.R.L., duke e fajësuar atë për mospërmbushjen e kontratës dhe pagesën nga vetë ajo të kostotve gjyqësore, ndërsa në një vendim të dytë do të shprehet mbi vlerën e dëmshpërblimit që biznesmeni italian duhet t’i paguajë Shqipërisë për shkeljen e kontratës konçesionare.

Qeveria prish kontratën me Beketin për hidrocentralin e Kalivaçit

Postuar në 26 Maj, 2017 22:35

Në fund të mandatit qeveria prish kontratën e nënshkruar 20 vite më parë me kompaninë “Hidro srl” për ndërtimin me konçesion të hidrocentralit të Kalivaçit. Kjo kompani që ka në zotërim 100% të aksioneve të firmës Kalivaçi Green Energy është në pronësi të italianit Françesko Beketi i akuzuar nga Prokuroria Shqiptare për veprat penale të pastrimit të parave, falsifikimit të dokumentave dhe shmangien e taksave.  

Arbitrazhi në favor të Beketit

Postuar në 07 Mars, 2016 09:32

Teksa pala shqiptare pret ekstradimin e Françesko Beketi i akuzuar për pastrim parash dhe një skemë mashtruese të shmangies nga detyrimet fiskale, arbitrazhi ndërkombëtar i ka dhënë të drejtë biznesmenit italian. Sipas asaj që shkruan gazeta Panorama por edhe një postimi në faqen zyrtare të klubit të futbollit Leyton Orient, qeverisë së Shqipërisë i është kërkuar të “ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të pezulluar” procedurat e ekstradimit nga Londra të Françesko Beketit pronarit të Agon Channel TV dhe Mauro De Renzis, administratorit të tij.

Subscribe to RSS - Beketi