Shqipëria fiton gjyqin me Beketin

Postuar në 25 Janar, 2018 17:18

Qeveria shqiptare ka dalë fituese në Arbitrazh me biznesmenin italian Frençesko Beketi, kompania e të cilit  Hydro S.R.L. ankimoi prishjen e kontratës për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit në vitin 2014.

Në datën 8 janar, trupa e gjykimit në arbitrazh vendosi të rrëzojë padinë e kompanisë S.R.L., duke e fajësuar atë për mospërmbushjen e kontratës dhe pagesën nga vetë ajo të kostotve gjyqësore, ndërsa në një vendim të dytë do të shprehet mbi vlerën e dëmshpërblimit që biznesmeni italian duhet t’i paguajë Shqipërisë për shkeljen e kontratës konçesionare.

Qeveria shqiptare kërkon një dëmshpërblim nga biznesmeni në një vlerë më të madhe, 158 milion euro, për mos përmbushje të kontratës, dhe po ashtu edhe pagesën e kamatvonesave në masën 12.9 milion euro për vonimin e invesitimit të hecit të Kalivaçit.

Kontrata me shoqërinë italiane ishte lidhur që në vitin 1997 dhe parashikonte të investoheshin 150 milion euro, por deri tani ky hidrocentral nuk ka përfunduar. Me bzinesmenin italian qeveria është përplasur edhe për çështjen e televizionit Agon Channel në pronësi të Beketit, përplasje që çoi në mbylljen e transmetimeve të këtij televizioni.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.