paris
Ekstremi i majtë, pas sabotimit të rrjetit hekurudhor francez
Në sabotimin që iu bë rrjetit hekurudhor SNC në Paris, sulm që përkoi me ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Verore, mund të ketë gisht ekstremi i majtë.
Ministri i Brendshëm francez, Gérald Darmanin, tha për France 2 TV se hetimet kanë identifikuar profilet e disa personave.
Rritet çmimi i biletës për t’u ngjitur në Kullën Eiffel
Kulla Eifel është një nga 10 monumentet më të vizituara në botë. Në një lartësi 330 metra mbi horizontin parizian, kostot e mirëmbajtjes së tij tani janë rritur.
Për të përballuar këtë, një rritje në çmimet e biletave ka hyrë në fuqi që nga 17 qershori. Të rriturit duhet të paguajnë tani më shumë se 35 € për ta soditur kryeqytetin francez nga maja e "Zonjës së Hekurt", një rritje prej 20 për qind e tarifës së mëparshme të 29,10 €.
Pritje mbretërore në Versajë për mbretin Charles III
Në vizitën e tij të parë në Francë, si sovran, Mbretit Charles III i është rezervuar një pritje me atë që cilësohet standardi i artë i mikpritjes franceze. Charles do të pritet në Pallatin e Versajës, selia e monarkisë përpara Revolucionit Francez të vitit 1789, aktualisht muze, por përdoret herë pas here nga presidentët francezë për të pritur liderë të caktuar.
Mbreti Charles III u prit në aeroportin e Parisit nga kryeministrja Élisabeth Borne, për të marrë pjesë më pas në një ceremoni në Harkun e Triumfit, në prani të presidentit Macron dhe gruas së tij, Brigitte.
Një nekropol i kohës së antikitetit del në dritë në Paris
Një nekropol i lashtë është zbuluar vetëm pak metra nga një stacion treni në zemër të Parisit. 50 varret e tij zbulojnë detaje të jetës së parizienëve 2000 vjet më parë.
Stacioni Port Royal u ndërtua në vitin 1970, por në atë kohë gjatë punimeve nuk u vu re asgjë. Pesëdhjetë vjet më pas, planet për një dalje të re për stacionin e trenit nxitën një gërmim arkeologjik.
Décadrage colonial
“Décadrage colonial” (Duke ç’kornizuar kolonializmin) është një ekspozitë e tjetërllojtë dhe interesante në kuadrin e ekspozitave të shumta, që i ofron Muzeu Pompidu vizitorëve të tij. Për më tepër, vizitorit nuk i duhet të paguajë një biletë përkatëse, politikë e cila përshtatet me frymën e ekspozitës në fjalë, e cila përfundon në 27 shkurt të këtij viti.
Referendum në Paris për qiradhënien ose jo të e-scooter
Parizienët, apo parizianët janë shumë të ndarë së fundmi nëse e-scooter duhen lejuar të jepen me qira më apo jo. Për këtë aryse është menduar që ata të thirren në votim për këtë çështje që ka ardhur në vëmendje për shkak të shkeljeve që konsumojnë drejtuesit e tyre. Mbrojtësit e tyre thonë se ato janë një alternativë më e mirë ndaj makinave që ndotin dhe transportit public, përherë mbushur me njerëz.
Një aksident që reflekton botën në të cilën jetojmë
Vdekja e një fotografi të njohur në Francë ka hapur polemika. Zvicerani René Robert u rrëzua në një nga rrugët më të frekuentuara të Parisit dhe mbeti aty i shtrirë për nëntë orë me radhë pasi askush nuk i erdhi në ndihmë. Robert vdiq nga hipotermia dhe jo nga trauma pas rënies. Por për ta thënë me fjalët e mikut të tij më të mirë, ai vdiq nga indiferenca.
Gjykata e Parisit dënon gjigantin francez të farmaceutikës, Sanofi
Gjykata e Parisit i ka dhënë të drejtë një shoqate pacientësh, duke dënuar me dëmshpërblim gjigantin francez të farmaceutikës, Sanofi. Kjo e fundit u hodh në gjyq në vitin 2020, nga Shoqata e Prindërve të Fëmijëve që vuajnë nga Sindroma Antikonvulsant (Apesac).
Ilaçi antiepileptik Depakine, i prodhuar nga Sanofi, mendohet të jetë bërë shkak për keqformimet dhe vonesat e zhvillimit te fëmijët, nënat e të cilëve e kanë marrë trajtimin gjatë shtatzënisë.
Sulm me thikë pranë ish-zyrave të revistës “Charlie Hebdo” në Paris
Katër persona u plagosën në një sulm me thikë pranë ish-zyrave të revistës satirike franceze, “Charlie Hebdo”, në Paris. Kryeministri Jean Castex tha se "sulmi me thikë u krye para ish-selisë së “Charlie Hebdo”, duke lënë katër të plagosur, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë". Ndërsa Franceinfo, duke iu referuar policisë, thotë se të plagosur janë dy, ndërs anë lidhje me sulim janë arrestuar dy persona të tjerë.
Sulmi ndodhi pranë ish-ambienteve të revistës satirike, “Charlie Hebdo”.
Fotolajm/"Joker" proteston në Paris kundër Macron
Protesta e zjarrëfikësve francezë ka shpalosur edhe elementë të rinj dekorativë dhe simbolikë.