Sulm me thikë pranë ish-zyrave të revistës “Charlie Hebdo” në Paris
Katër persona u plagosën në një sulm me thikë pranë ish-zyrave të revistës satirike franceze, “Charlie Hebdo”, në Paris. Kryeministri Jean Castex tha se "sulmi me thikë u krye para ish-selisë së “Charlie Hebdo”, duke lënë katër të plagosur, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë". Ndërsa Franceinfo, duke iu referuar policisë, thotë se të plagosur janë dy, ndërs anë lidhje me sulim janë arrestuar dy persona të tjerë.
Sulmi ndodhi pranë ish-ambienteve të revistës satirike, “Charlie Hebdo”.
Nuk është ende e qartë nëse sulmi ka lidhje me botimin apo cili mund të ketë qenë motivi. Revista ishte shënjestra e një sulmi terrorist në janar 2015, kur u vranë 12 njerëz dhe 11 të tjerë u plagosën, nga dy persona të armatosur, që më pas u identifikuan si pjesëtarë të Al Kaedës. Sulmi erdhi pasi revista publikoi karikaturat e profetit Muhamed.
Disa ditë më parë, më shumë se 100 media dhe agjenci franceze nënshkruan një letër të hapur në mbështetje të revistës pasi stafi i saj mori kërcënime të tjera me vdekje pas ribotimit të karikaturave të Profetit Muhamed në 5-vjetorin e sulmit.
Comments
idiotet liberale vetem sa
idiotet liberale vetem sa kane hapur kutine e krimbave dhe tashti ju duket bote cudirash. ne fakt ne kohera te lizes ne bote cudirash po jetojme ...
nga nje ane promovon multikulturalizmin dhe bashkejetese feje dhe e ka mbushur me emigrante jo-kristiane Francen, emigrante te cilet jetojne ne kufijte e mbijeteses mgjse shtetas fanceze, e nga ana tjeter kalojne cdo kufi mirsjellje e respekti me grafika te cilat jane fyese per fene islame.
vetem sa kane hapur kutine e pandores ...
Add new comment