Një aksident që reflekton botën në të cilën jetojmë

Postuar në 29 Janar, 2022 19:00

Vdekja e një fotografi të njohur në Francë ka hapur polemika. Zvicerani René Robert u rrëzua në një nga rrugët më të frekuentuara të Parisit dhe mbeti aty i shtrirë për nëntë orë me radhë pasi askush nuk i erdhi në ndihmë. Robert vdiq nga hipotermia dhe jo nga trauma pas rënies. Por për ta thënë me fjalët e mikut të tij më të mirë, ai vdiq nga indiferenca.

Iu morën mendtë dhe ra. Në pamundësi për t'u ngritur, ai mbeti në të ftohtë për nëntë orë derisa një i pastrehë kërkoi ndihmë për të. Ishte shumë vonë. Temperatura e trupit të tij kishte rënë nën normalen. Gjatë atyre nëntë orëve, asnjë kalimtar nuk ndaloi për të parë pse ky njeri ishte shtrirë në trotuar. Asnjë”, shkruan në Tuiter gazetari Michel Mompontet, mik i tij.

Aksidenti ndodhi në Rue de Turbigo, midis Place de la Republique dhe Les Halles, një zonë ku lëvizin mijëra parizienë.

Comments

Submitted by Pinoku (not verified) on

I kusha thene kaq here, mos dil vetem se nuk i dihet, por nuk me degjoi....

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.