egjiptianet
Egjiptianët operuan kancerin 4 mijë vjet më parë
Egjiptianët e lashtë mendohet se janë përpjekur të shërojnë kancerin 4 mijë vjet më parë. Shenjat e gjetura në kafkën e një mashkulli rreth 30-35 vjeç sugjerojnë se ata mund të jenë përpjekur të operojnë një tumor.
Studiuesit kanë gjetur prova të shenjave të prera në një kafkë rreth një plage të madhe që mendohet se është shkaktuar nga një tumor.
Ata gjetën gjithashtu 30 lezione më të vogla në të gjithë kafkën, gjë që flet për përhapjen e kancerit.
Europa ble me para "mosardhjen" e afrikanëve në kontinent. Ukrainasit të mirëpritur
Europa ka vendosur të përdorë mjetin më të fuqishëm që ka në dispozicion për të bllokuar fluksin migrator nga Afrika. EuObserver raporton se Komisioni Europian do të akordojë 80 milionë euro për Rojen Bregdetare Egjiptiane që të mos lejojë njerëzit të marrin varkat e nisen drejt Italisë.
Dokumenti: Supozohet se janë 18 276 - 120 000 romë dhe më shumë se 200 000 egjiptianë. A po shkohet drejt njohjes së egjiptianëve si minoritet?
Në datën 23 dhjetor 2015 qeveria shqiptare ka marrë vendimin “Për miratimin e planit kombëtar të veprimit për integrimin e romëve dhe egjiptianëve, 2016-2020”. Plani është disi i shtjelluar dhe parashikon mbështetje financiare për të gjitha ndërhyrjet që parashikohen për integrimin e këtyre komuniteteve, me synim integrimin dhe angazhimin e kësaj pjese të popullsisë shqiptare, rritjen e standardit arsimor dhe të shërbimeve ndaj saj. Plani Kombëtar e hap përmbajtjen me një statistikë të hamendësuar për numrin e përgjithshëm të romëve dhe egjiptianëve në Shqipëri.