Dokumenti: Supozohet se janë 18 276 - 120 000 romë dhe më shumë se 200 000 egjiptianë. A po shkohet drejt njohjes së egjiptianëve si minoritet?

Postuar në 09 Janar, 2016 22:57

Në datën 23 dhjetor 2015 qeveria shqiptare ka marrë vendimin “Për miratimin e planit kombëtar të veprimit për integrimin e romëve dhe egjiptianëve, 2016-2020”. Plani është disi i shtjelluar dhe parashikon mbështetje financiare për të gjitha ndërhyrjet që parashikohen për integrimin e këtyre komuniteteve, me synim integrimin dhe angazhimin e kësaj pjese të popullsisë shqiptare, rritjen e standardit arsimor dhe të shërbimeve ndaj saj. Plani Kombëtar e hap përmbajtjen me një statistikë të hamendësuar për numrin e përgjithshëm të romëve dhe egjiptianëve në Shqipëri. Vlerëson dokumenti: “Sot në Shqipëri njihet minoriteti etno-linguistik Rom dhe nga ana tjetër komuniteti Egjiptian. Nga regjistrimi i përgjithshëm i popullsisë në vitin 2011 u identifikuan vetëm 8300 romë dhe 3 388 egjiptianë. Të dhëna të tjera nga studime të ndryshme raportojnë për 18 276 romë deri në 120 000 romë dhe supozohet për më shumë se 200 000 egjiptianë, gjë që e bën përfshirjen e tyre socialekonomike me rëndësi për zhvillimin e përgjithshëm të vendit”. Pra Plani që është dokument zyrtar dhe përcakton detyrimepër një kategori e cila nuk dihet sesa është numerikisht. Në një shënim sqarues të vetin, hartuesit nënvizojnë se romët njihen zyrtarisht në Shqipëri si minoritet gjuhësor dhe se “ndryshe nga romët, egjiptianëve nuk u është dhënë status minoriteti me atsuetimin se ata nuk e kanë ruajtur identitetin e tyre(si p.sh gjuhën) dhe e identifikojnë veten si shqiptarë”. Aty shtohet se Shqipëria ka ngritur një grup pune për “trajtimin e ankesave nga minoritetet” dhe se ky grup ka përgatitur një analizë në të cilën ka edhe rekomandime për ndryshime legjislative.

Siç vihet re, vetëpërcaktimi identitar i egjiptianëve si shqiptarë, mund të supozhet se ka sjellë edhe numrin e vogël të deklarimeve në censusin e vitit 2011. Një numër që nuk korrespondon logjikisht me atë të romëve që paraqitet më i lartë, ndonëse përgjithësisht romët jetojnë në periferi, shpesh zhvendosen etj.. Nga kjo pikëpamje, dokumenti merr në konsideratë statistika që nuk kanë konfirmim zyrtar dhe në rastin e egjiptianëve, duke i klasifikuar ata në një dokument veprimi me romët, hap rrugën për njohjen e tyre me status të veçantë. Ndoshta edhe si minoritet. 

http://www.qbz.gov.al/botime/fletore_zyrtare/2015/12/241.pdf

Comments

Submitted by Symadhi (not verified) on

E si i numuruan ROMET ?
Ata ( romet ) flene ne Peqin, gedhihen ne Uren Vajgurore, dreken ne Levan, dhe darken ne Tepelene. Hajde e merri vesh ? Ata edhe ne gjendjen civile nuk figurojne, ose figurojne vetem cereku. Vend banimi i tyre kryesor jane brigjet e lumenjve, mbasi e kerkojne vete, gje qe u vjen nga paganiteti i besimit ne zot, perendi. Edhe kur vdesin, nuk u dihet varri, mbasi nuk ka dale kot shprehja qe, gabelet ( romet ) nuk kane varr.
Kurse EGJIPTIANET ( evgjitet ) , ata po, ata kane shtepi, jane me vend qendrim te rregullt, dhe numurohen.
Por, gjithsesi, keto shifra qe thuhen ne shkkrim, kurrsei nuk mund te jene. Keto shifra, e stisin OJF- te, kundrejte te huajve, me qellim qe te konsolidojne qenien e tyre e per te thithur fonde nga nderkombetaret.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.