Europa ble me para "mosardhjen" e afrikanëve në kontinent. Ukrainasit të mirëpritur

Postuar në 19 Qershor, 2022 12:53

Europa ka vendosur të përdorë mjetin më të fuqishëm që ka në dispozicion për të bllokuar fluksin migrator nga Afrika. EuObserver raporton se Komisioni Europian do të akordojë 80 milionë euro për Rojen Bregdetare Egjiptiane që të mos lejojë njerëzit të marrin varkat e nisen drejt Italisë.

Sipas draftit në fjalë të depozituar më 15 qershor, 3500 egjiptianë udhëtuan drejt Italisë në pesë muajt e parë të këtij viti. Dhe të gjithë mbërritën në Itali. Dhe 3500 egjiptianë vënë në lëvizje mbarë Europën, ndërohë që në pak javë në Itali, në të njëjtin vend, kanë hyrë 130 mijë ukrainas.

Është shembull i qartë dhe pangatërrueshëm se Europa do imigrantë të bardhë dhe kristianë, për të cilët nuk ka probleme. Përndryshe nuk ka sesi të kuptohet kjo qasje me dy standarde.

Comments

Submitted by dori (not verified) on

Gabim.
Krahasimi calon ne te dyja kembet; a me mire eshte fare ulok. Ukraina eshte ne lufte; migrimi i qytetareve te saj eshte i detyruar nga rrethanat, perndryshe aty kane qene dhe nuk kemi pare ndonje vale migratore nga ajo. Egjypti nuk eshte ne lufte, ashtu si shumica derrmuese e atyre vendeve afrikane nga vijne valet e emigranteve. Gjithsesi, i marrim ne rrethana te njejta. Ukraina ka diku 45 milone banore. Vendet afrikane nga vijne valet migratore per vite me radhe kane qindra e qindra milione...
Argumenti fetar, apo ai kulturor ne pergjithesi qendron padyshim (dhe kjo eshte krejt e natyrshme kur ka deshtuar ne menyre spektakolare narrativa e multikulturalizmit ne mbare Europen), por nuk eshte ky rasti.

Submitted by Gjergj laju (not verified) on

Nuk eshte vetem italia. Mbare evropa ka kete qasje. Nuk ka asnje lidhje me vlerat morale evropiane, karten e te drejtave te njeriut apo llafet e bukura te barazise. Ne kuader te nje rracizmi te paster italianet nuk pranojne egjptiane e tuniziane e mirepresi. Ukrainas, po ashtu rojet bregdetare greke u shpoj e gomonet sirianeve e iranianeve e i mbysin ne det, po ashtu polaket ulin traun per 400 doktorante indiane qe ikin nga tmerri ukraihas e i vecojne nga bardhoshet e se njejtes kolone, po ashtu ceket, hungarezet, austriaket e francezet. Duket se megjithe shfaqjet makabre te dyfetyresise, perseri ka vend te tavolina te rrumbullakta e biseda ne kuader te barazise humane

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.