Egjiptianët operuan kancerin 4 mijë vjet më parë
Egjiptianët e lashtë mendohet se janë përpjekur të shërojnë kancerin 4 mijë vjet më parë. Shenjat e gjetura në kafkën e një mashkulli rreth 30-35 vjeç sugjerojnë se ata mund të jenë përpjekur të operojnë një tumor.
Studiuesit kanë gjetur prova të shenjave të prera në një kafkë rreth një plage të madhe që mendohet se është shkaktuar nga një tumor.
Ata gjetën gjithashtu 30 lezione më të vogla në të gjithë kafkën, gjë që flet për përhapjen e kancerit.
Tatiana Tondini, studiuese në Universitetin e Tubingenit në Gjermani, tha: "Kur vëzhguam për herë të parë shenjat e prera nën mikroskop, nuk mund ta besonim atë që ishte para nesh".
Profesori Edgard Camaros, paleopatolog në Universitetin e Santiago de Compostela në Spanjë, thotë se të prerat kirurgjikale mund të jenë nga një autopsi mjekësore për të mësuar më shumë rreth sëmundjes pas vdekjes.
Të dyja mundësitë zbulojnë një ndërhyrje kirurgjikale të lidhur ngushtë me tumoret – dhe kjo është e mahnitshme. Ky zbulim është dëshmi unike se si mjekësia e lashtë egjiptiane mund të jetë përpjekur të kurojë ose të eksplorojë kancerin më shumë se 4000 vjet më parë. Kjo është një perspektivë e re e jashtëzakonshme në të kuptuarit e historisë së mjekësisë.
Studiuesit thonë se megjithëse kanceri shpesh shihet si sëmundje e njeriut modern dhe për të bëhen fajtorë ndotja apo dieta, ai ka prekur edhe qytetërimet e lashta.
Është e vërtetë që kanceri perceptohet si sëmundje moderne, e lidhur kryesisht me zakonet perëndimore dhe në lidhje me kancerogjenët mjedisorë. Megjithatë, kanceri ka qenë me ne që nga fillimi, në shumë mënyra. Edhe dinosaurët vuanin nga kanceri.
Egjiptianët e lashtë njiheshin për aftësitë në mjekësi dhe kishin njohuri të avancuara të anatomisë dhe kirurgjisë. Provat sugjerojnë se ata mund të identifikonin dhe trajtonin plagët, sëmundjet dhe frakturat, dhe të vendosnin mbushje dentare. Por kanceri ishte ende një kufi i njohurive të tyre mjekësore.
Comments
Ne Shqiperi vetem nje njeri
Ne Shqiperi vetem nje njeri nuk vuan nga kanceri, ai eshte Sali Berisha.
Ky individ eshte kanceri i shqiptareve.
Add new comment