gjeorgjia
Gjeorgjia ndërpret konsultimet dhe refuzon grantet buxhetore të BE-së deri me 2028-n
Kryeministri gjeorgjian, Irakli Kobakhidze, ka njoftuar sot ndërprerjen e konsultimeve me Bashkimin Europian për hapjen e negociatave për anëtarësim. Vendimi i pezullimit vlen deri në vitin 2028 dhe në këtë periudhë, Gjeorgjia do të refuzojë të gjitha grantet financiare nga BE.
Gjeorgjia drejt asgjësimit të opozitës me ligj
Partia në pushtet në Gjeorgji mund të nxjerrë jashtë ligjit të paktën gjashtë parti nëse fiton zgjedhjet e radhës. Kryeministri Irakli Kobakhidze njoftoi se qeveria do të ndalojë disa parti kundërshtare pas zgjedhjeve të tetorit.
Lëvizja vjen pak ditë pasi partia në pushtet "Ëndrra Gjeorgjiane" kërcënoi se do të shpërndante grupimin më të madh të opozitës në Parlament, "Lëvizjen e Bashkuar Kombëtare" (UNM) e cila u themelua nga ish-presidenti gjeorgjian Mikheil Saakashvili.
Europa, destinacion nga “dy kahe" të ndryshme. Rasti shqiptar dhe ai gjeorgjian
Disa gjeorgjianë e "duan Gjeorgjinë në Europë"
Pas dështimit të vendit për të marrë kandidaturën për anëtarësim në BE, protestues në Gjerogji kanë dalë në rrugë dhe kanë detyruar kryeministrin, Irakli Garibashvili, që të takohet me ta. Në protestat, të cilave u është bërë jehonë nga media në Perëndim, është kërkuar edhe largimi i qeverisë, e cila bëhet përgjegjëse për dështimin.
Ne duam të protestojmë ndaj Europës se kemi vullnetin për të mbetur konstruktivë deri në fund dhe të tregojmë kultuën europiane në veprim, ndonëse jemi të shumë të zhgënjyer me autoritetet
BE nis shqyrtimin e kërkesës së Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë për anëtarësim
BE do të vlerësojë zyrtarisht aplikimet nga Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia për t'u bashkuar me bllokun, tha të hënën presidenca franceze e BE-së.
E quajnë politikë europiane. Liberalizohen vizat për Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Për Kosovën jo
Politika e Bashkimit Europian ndaj Kosovës për liberalizimin e vizave i afrohet kufijve të absurdit. Komisioni Europian njeh zhvillimet poziive, adopton raport pozitiv për shtetin në fjalë, por për vizat thotë se do të presë që Kosova “të plotësojë edhe 8 kriteret e fundit”. Ndërkohë Komisioni ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Ukraninë dhe Gjeorgjinë, që janë larg plotësimit të kritereve dhe përfshihen në axhendën politike të BE-së vetëm për shkak të tensioneve me Rusinë. “Sapo Kosova të plotësojë 8 kriteret e fundit, Komisioni do të propozojë heqjen e vizave për qytetarët e saj.
Drejt modelit gjeorgjian të bashkimit të Tatimeve me Doganat?
Disa informacione, ende jozyrtare, bëjnë me dije se qeveria po hedh sytë nga një model tjetër për administrin e financave dhe të ardhurave. Fjala është për modelin gjeorgjian, që integron Doganat me Tatimet. Ky model, i shpjeguar këtu:https://www.imf.org/external/np/seminars/eng/2011/revenue/pdf/rusuda.pdf, konsiston në reduktim taksash, konkretisht nga 22 në 6 dhe në integrim të Kodit Doganor dhe atë Fiskal.