Disa gjeorgjianë e "duan Gjeorgjinë në Europë"
Pas dështimit të vendit për të marrë kandidaturën për anëtarësim në BE, protestues në Gjerogji kanë dalë në rrugë dhe kanë detyruar kryeministrin, Irakli Garibashvili, që të takohet me ta. Në protestat, të cilave u është bërë jehonë nga media në Perëndim, është kërkuar edhe largimi i qeverisë, e cila bëhet përgjegjëse për dështimin.
Ne duam të protestojmë ndaj Europës se kemi vullnetin për të mbetur konstruktivë deri në fund dhe të tregojmë kultuën europiane në veprim, ndonëse jemi të shumë të zhgënjyer me autoritetet
citon “Deutsche Welle” një ndër organizatorët e protestës, Giga Makarashvili.
Sipas të dhënave mediatike në protestën e të djelës në mbrëmje morën pjesë 35 mijë njerëz që u mblodhën para Parlamentit. Një ndër kërkesat është edhe zhveshja nga pushteti e ish-kryeministrit, Bidznia Ivanishvili, njeriu më i pasur në vend dhe që thuhet se kontrollon realisht pushtetin.
Add new comment