deville

Z. Deville, suksese në jetë!

Postuar në 16 Dhjetor, 2016 20:08

Rainer Deville, kreu i misionit Euralius në Shqipëri duket se nuk ka ndërmend ta ndërpresë lejen që ka marrë. Tv Klan raporton se z. Deville nuk do të kthehet më në detyrën e tij pasi misioni ka vendosur që drejtimin ta marrë zëvendësja e tij, austriakja, Agnez Gergard.

Lajme për një reagim të Euralius për statusin e drejtuesit Deville - në faqen zyrtare mungon njoftimi i përcjellë në media

Postuar në 02 Dhjetor, 2016 15:29

"Misioni i EURALIUS në Shqipëri ka reaguar duke mohuar lajmet për largimin shefit të zyrës në Shqipëri.

Kush po luan me Vettingun? Përkthimi jo i saktë i draftit, përgjegjësi apo lojë e EURALIUS? Lajme se kreu i misionit, Deville, është tërhequr nga Shqipëria

Postuar në 01 Dhjetor, 2016 16:34

Televizioni Klan ka akuzuar sot publikisht misionin Euralius si autor të përkthimit të keq të draftit për Vettingun, i cili iu dërgua Komisionit të Venecias. Në një kronikë ku në foto shfaqej kryesuesi Rainer Deville, televizioni kombëtar “Klan” nënvizonte ndër të tjera se “është provuar zyrtarisht se misioni që asiston vendin tonë në Konsolidimin e Sistemit të Drejtësisë është autori i përkthimit të gabuar të ligjit të Vettingu-t që i është dërguar Komisionit të Venecias nga Gjykata Kushtetuese”.

Sugjerim nga shefi i EURALIUS: Një zgjidhje është të shkarkohen të gjithë gjqytarët dhe prokurorët

Postuar në 25 Nëntor, 2015 10:04

Kreu i misionit Euralius në Shqipëri, Rainer Deville ka sugjeruar dje në tryezën e konsultimeve për reformën në drejtësi se një zgjidhje e mundshme është shkarkimi i 800 prokuorëve dhe gjyqtarëve. “Ushtrimi për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve është ushtrimi më i vështirë në kuadrin e kësaj reforme kushtetuese. Kemi një gjyqësor të korruptuar nga 400 gjyqtarë dhe 400 prokurorë, ndaj do të na duhet të gjejmë një zgjidhje të menjëhershme. E para do të ishte që t’i pushojmë këta që të gjithë dhe të vendosim të rinj.

Subscribe to RSS - deville