Sugjerim nga shefi i EURALIUS: Një zgjidhje është të shkarkohen të gjithë gjqytarët dhe prokurorët
Kreu i misionit Euralius në Shqipëri, Rainer Deville ka sugjeruar dje në tryezën e konsultimeve për reformën në drejtësi se një zgjidhje e mundshme është shkarkimi i 800 prokuorëve dhe gjyqtarëve. “Ushtrimi për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve është ushtrimi më i vështirë në kuadrin e kësaj reforme kushtetuese. Kemi një gjyqësor të korruptuar nga 400 gjyqtarë dhe 400 prokurorë, ndaj do të na duhet të gjejmë një zgjidhje të menjëhershme. E para do të ishte që t’i pushojmë këta që të gjithë dhe të vendosim të rinj. Shqipëria e përdori këtë lloj zgjidhjeje disa kohë më parë, si edhe disa shtete të tjera”, u shpreh Deville. Sipas tij zgjidhja është e nevojshme pasi “në asnjë vend tjetër në Evropë nuk kemi një nivel kaq të lartë korrupsioni, madje edhe në vendet që ka korrupsion, më i ulëti gjendet në gjyqësor”. Deville ka shtuar se të gjithë ata që punojnë dhe ushtrojnë detyrën në sistemin gjyqësor dhe në prokurori duhen kontrolluar, por kjo sipas tij nuk mund të bëhet nga të korruptuar të tjerë. “Është shumë e vështirë për të gjetur edhe personat që do ta bëjnë këtë gjë, mundësisht jo anëtarët e Kuvendit apo ministri i Drejtësisë, pra dikush që të jetë shumë pranë gjyqësorit, por jo i brendshëm”, tha shefi i EURALIUS.
Comments
Spinoza gjyqtaret "Tabela te bardha"
Veprim i drejte.
Spinoza ka thene " Njeriu lind tabele e bardhe (off)" gjate jetes mbi te shkruhet.
Gjyqtaret le te vine te rinj "Tabela bosh" ku shoqerija dhe ligji te shkruajne mbi to.
Nderkombetaret jane dakort,
Shoqerija eshte dakort,
Cfare thote LEGJISLATIVI ???????
Add new comment