Z. Deville, suksese në jetë!
Rainer Deville, kreu i misionit Euralius në Shqipëri duket se nuk ka ndërmend ta ndërpresë lejen që ka marrë. Tv Klan raporton se z. Deville nuk do të kthehet më në detyrën e tij pasi misioni ka vendosur që drejtimin ta marrë zëvendësja e tij, austriakja, Agnez Gergard.
“Televizioni Klan mësoi se në mbledhjen e sotme të këtij misioni është vendosur që në vend të tij të komandohet Zëvendës – shefja e Misionit, austriakja Agnez Gergard”, raporton TvKlan.
Deville u akuzua nga opozita shqiptare se përktheu gabim qëllimisht draftin për Vettingun duke ndikuar për keq në mendimin e Komisionit të Venecias. Largimi i tij u përfol më herët, por misioni nuk preferoi të jepte sqarime. Në një lajm që qarkulloi në mënyrë thuajse klandestine, u raportua se Deville kishte marrë lejen. Me këtë rast, sidoqoftë e vërteta, ne i urojmë: Suksese në jetë!
http://tvklan.al/largohet-nga-shqiperia-shefi-i-misionit-euralius-rainer...
Comments
Respublica, mund te beni nje
Respublica, mund te beni nje urim edhe per median e kapur te Republikes se Shqiperise qe, me perjashtime te vogla, nuk e kane dhene kete lajm?
Ju lutem bejeni, e meritojne keta 'kampione" te fjales se lire qe e shesin veten se kane monopolin e se vertetes!
Ky DEVIJA, qe thoni ju (qe s
Ky DEVIJA, qe thoni ju (qe s'thate gje fare) vjen ambasador ne Shqiperi, ne vend te Vllahutines, qe i mbaron afati.
Mos u merzisni, ka me per BELULIN.
Pastaj, kujt t'ja kellcase, le t'i thote SUKSESE NE JETE, ATYRE, qe do te behen per kete urim.
Aferim.
Po shyqyr. Na vajti urimi ne
Po shyqyr. Na vajti urimi ne vesh te Perendise.
Add new comment