Lajme për një reagim të Euralius për statusin e drejtuesit Deville - në faqen zyrtare mungon njoftimi i përcjellë në media
"Misioni i EURALIUS në Shqipëri ka reaguar duke mohuar lajmet për largimin shefit të zyrës në Shqipëri.
“EURALIUS u siguron asistencë teknike institucioneve përfituese dhe palëve të interesuara lidhur me sektorin e drejtësisë në Shqipëri, në kuadrin e praktikave më të mira të BE-së dhe standardeve përkatëse evropiane. Komisioni Evropian e përgëzon këtë angazhim. Pretendimet se drejtuesi i ekipit EURALIUS IV është larguar nga posti i tij janë krejtësisht të pasakta. Drejtuesi i ekipit është aktualisht me leje. Institucionet shqiptare janë përgjegjëse për komunikimet zyrtare me palët e treta dhe sigurojnë nën përgjegjësinë e tyre transmetimin zyrtar të dokumenteve ligjore që përbëjnë një pjesë të legjislacionit të brendshëm zyrtare” thuhet në njoftimin e zyrës së BE. Kreu i zyrës së Euralius akuzohet se ka përkthyer qëllimisht gabim ligjin e Vetting-ut që Gjykata Kushtetuese ja dërgoi për opinion Komisionit të Venecias".
Ky lajm u raportua sot nga disa media online, por nga konsultimi me faqen online të misionit EURALIUS(http://www.euralius.eu/sq/archive) dhe me faqen online të Misionit të BE-së në Tiranë(https://eeas.europa.eu/delegations/albania_en), njoftimi në fjalë nuk gjendet.
Përditësuar
Add new comment