zhdukja
Ministri i Jashtëm i Francës: Libani rrezikon të zhduket
Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian, ka deklaruar se Libani rrezion të zhduket nëse struktura e pushtetit nuk ndryshon.
Rreziku për Libanin është zhdukja kështu që reformat duhet të bëhen. Liderët e vendit janë kapur në një konsensus mosveprimi
tha ministri francez.
Ai ka përsëritur mesazhin e presidentit Macron për krijimin e një qeverie të re në mënyrë që të menaxhohet situata e krijuar pas shpërthimit të datës 4 gusht në Beirut.
Video/Shfaqet pas tri javësh mungese lideri koreanoverior, Kim Jong Un
Pas tri javësh mungese, lideri koreanverior, Kim Jong-un është rishfaqur në publik. Ai ka vizituar një fabrikë në Phenian, gjatë qëndrimit në të cilën është shfaqur i relaksuar dhe duke tymosur një cigare. Gjatë mungesës së tij u përfol sëmundja, por edhe vdekja.
Bujqësia intensive po çon drejt zhdukjes në masë të insekteve
Njeriu po fajëson veten për çdo gjë. Një pjesë e madhe e raporteve të autorizuara nga qendra shkencore flet në mënyrë alarmante për shkatërrimin e natyrës, ndryshimet klimaterike dhe më tej akoma, zhdukjen në masë për herë të gjashtë në planetin tonë. Radha për të qenë viktimë e aktivitett njerëzor u ka ardhur insekteve.
Më shumë se 40% e specieve të insekteve po shkojnë drejt zhdukjes dhe një e treta e tyre rrezikohet. 41% e specieve të kësaj klase janë në rënie
Pangolini, 80 milionë vjet në Tokë, por po shkon drejt zhdukjes nga Njeriu
Pangolini, një gjitar që jeton në Afrikë dhe në Azi, rrezikon zhdukjen. I vetmi gjitar i veshur me mbrojtëse, e cila përballon edhe një goditje sëpate, pangolini ishte vitin e kaluar specja më e tregëtuar në Indi. Shkak është pikërisht zhgualli i tij që shërben për ta mbrojtur: gjahtarët e kapin, e zjejnë dhe i heqin zhguallin. I cili, siç thuhet shërben për krijimin e barnave tradicionale që kurojnë astmën, kancerin, si dhe shërbejnë si afrodiziakë. Në fakt asgjë nga këto nuk është e provuar.
Madhësia nuk është përherë siguri. Zhdukja e Gigantopithecus, majmunit më të madh që ka ekzistuar në Tokë
Më i fuqishmi, më i madhi, shpesh nuk tolerohet nga natyra. Dinosaurët janë një shembull, ndonëse Toka ka njohur pesë zhdukje masive. Në serinë e shumë specieve që janë zhdukur është edhe Gigantopithecus, majmuni më i madh që mendohet se ka jetuar në planetin tonë: 3 m i lartë, me peshë deri në 500 kg, sipas fosileve që janë gjetur. “National Geographic” shkruan se zhdukja e këtij gjigandi lidhet me sigurimin e ushqimit. Gigantopithecus jetonte në pyjet tropikale të asaj që sot është Kina jugore për 6-9 milionë vjet.
Po zhduken afresket e Çetirëve
Në territorin e bashkisë së Roskovecit gjenden vetëm dy objekte që gëzojnë statusin e “Monumenteve të Kulturës”. Të tilla janë kisha bizantinë e Shën Nikollës në fshatin Kurjan dhe kisha postbizantine e Shën Gjergjit në fshatin Strum.
Zhdukja e një planeti, apo vëzhgim i gabuar?
Shkencëtarët kanë zbuluar një planet që është...zhdukur. Ose më saktë: zhdukjen e një planeti. Bëhet fjalë për Alpha Centauri Bb, planet në yllin më të afërt me sistemin tonë diellor: Alfa Centauri. I ngjashëm me Tokën, vetëm 4.3 vjet dritë larg, zbulimi i tij në vitin 2012, u prit me shumë entuziazëm dhe i dha shtysë edhe filmave si “Avatar”. Tani njoftohet se ai nuk shfaqet më në të dhëna dhe sipas Xavier Dumusque nga Harvard-Smithsonian Center for Astrophysics, shkencëtarët “janë thuajse 100% të sigurtë se planeti nuk është më aty”.