Bujqësia intensive po çon drejt zhdukjes në masë të insekteve
Njeriu po fajëson veten për çdo gjë. Një pjesë e madhe e raporteve të autorizuara nga qendra shkencore flet në mënyrë alarmante për shkatërrimin e natyrës, ndryshimet klimaterike dhe më tej akoma, zhdukjen në masë për herë të gjashtë në planetin tonë. Radha për të qenë viktimë e aktivitett njerëzor u ka ardhur insekteve.
Më shumë se 40% e specieve të insekteve po shkojnë drejt zhdukjes dhe një e treta e tyre rrezikohet. 41% e specieve të kësaj klase janë në rënie
raporton gazeta e njohur “The Guardian” një studim të fundit publikuar në revistën “Biological Conversation”.
Shkaku për këtë shfarrosje në masë është bujqësia intensive dhe sidomos përdorimi i pakontrolluar i pesticideve. Po kështu urbanizimi dhe ndryshimet klimaterike janë faktorë të tjerë.
Nëse zhdukja e insteketve nuk do të ndalet kjo do të ketë pasoja katastrofike si për ekosistemin e planetit, por edhe për mbijetesën e njeriut
shprehet Francisco Sanchez Bayo i universitetit të Sidenit në Australi. Shkalla vjetore e reduktimit është 2.5% gjatë 25-30 viteve të fundit dhe kjo konsiderohet shokuese.
Porto Riko dhe Gjermania, por edhe Australia kanë konstatuar një reduktim dhe zvogëlim numerik thelbësor, ndërkohë që edhe në Angli shifrat janë alarmante: 58% reduktim i fluturave në zonat e punuara mes viteve 2000-2009. Nuk mbetet mbrapa as SHBA, një vend ku siç raportohet numri i kolonive të bletëve ishte 6 milionë në vitin 1947 kurse sot 3.7 milionë prej tyre nuk ekzistojnë më.
Mendohet se zhdukja e insekteve ka nisur në fillim të shekullit të 20-të, u përshpejtua në vitet ’50-‘60 të këtij shekulli dhe ka mbërritur në përmasa alarmante në dy dekladat e fundit.
Add new comment