Madhësia nuk është përherë siguri. Zhdukja e Gigantopithecus, majmunit më të madh që ka ekzistuar në Tokë

Postuar në 07 Janar, 2016 00:19

Më i fuqishmi, më i madhi, shpesh nuk tolerohet nga natyra. Dinosaurët janë një shembull, ndonëse Toka ka njohur pesë zhdukje masive. Në serinë e shumë specieve që janë zhdukur është edhe Gigantopithecus, majmuni më i madh që mendohet se ka jetuar në planetin tonë: 3 m i lartë, me peshë deri në 500 kg, sipas fosileve që janë gjetur.  “National Geographic” shkruan se zhdukja e këtij gjigandi lidhet me sigurimin e ushqimit.  Gigantopithecus jetonte në pyjet tropikale të asaj që sot është Kina jugore për 6-9 milionë vjet. Sipas një studimi të ri rreth 100 mijë vjet më parë, në fillimin e periudhës së fundit akullajnore të Pleistocenit  u zhduk për shkak të një ndryshimi dramatik të klimës. “Për shkak të përmasave të tij Gigantopithecus varej nga një sasi e madhe ushqimi”, thotë Herve Bocherens, kërkues në Tübingen University në Gjermani. Sipas tij, gjatë Pleistocenit, zona të tëra pyjesh u kthyen në zona savane, që nuk sigurojnë më sasi të mjaftueshëm ushqimi për këtë lloj. Si një frutngrënës majmuni në fjalë dështoi që të përshtatej si barngrënës apo gjethengrënës si të afërmit e tjerë, që ekzistojnë edhe sot.   

http://news.nationalgeographic.com/2016/01/160106-science-evolution-apes...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.