pleistoceni
Identifikohet një zhdukje në masë e specieve detare e panjohur më parë
Duket se periodizimi i jetës biologjike në tokë nuk ka qenë edhe aq i saktë sa mendohej. Shkencëtarë të univeristetit të Zyrihut kanë identifikuar atë që mund të quhet një ngjarje e zhdukjes në masë, që zuri fill 2 milionë vjet më parë, e gjatë së cilës mendohet se janë zhdukur 1/3 e gjallesave të mëdha detare si balena, peshkaqenë zogj deti, breshka. Ekipi hetoi fosile detare të megafaunës nga periudhat e Pliocenti dhe epokës së Pleistocenit(5.3 milionë deri 9.700 vjet p.e.s). Ngjarja preku sidomos gjitarët detarë, 55% e të cilëve u zhdukën.
Madhësia nuk është përherë siguri. Zhdukja e Gigantopithecus, majmunit më të madh që ka ekzistuar në Tokë
Më i fuqishmi, më i madhi, shpesh nuk tolerohet nga natyra. Dinosaurët janë një shembull, ndonëse Toka ka njohur pesë zhdukje masive. Në serinë e shumë specieve që janë zhdukur është edhe Gigantopithecus, majmuni më i madh që mendohet se ka jetuar në planetin tonë: 3 m i lartë, me peshë deri në 500 kg, sipas fosileve që janë gjetur. “National Geographic” shkruan se zhdukja e këtij gjigandi lidhet me sigurimin e ushqimit. Gigantopithecus jetonte në pyjet tropikale të asaj që sot është Kina jugore për 6-9 milionë vjet.