kthimi

Skema Ponzi e Robert Allen Stanford, Zvicra pranon kthimin e 150 mln$ në SHBA

Postuar në 28 Dhjetor, 2020 23:41

Ministria zvicerane e Drejtësisë njofton kthimin SHBA-ve të 150 milionë dollarë të bllokuara në llogari bankare të ish-financierit amerikan Robert Allen Stanford. Ky i fundit është dënuar me 110 vjet burg për mashtrim dhe sipas palës zvicerane dënimi i tij permanent bëri të mundur çlirimin e fondeve drejt SHBA, ku deri më tani janë transferuar 50 milionë dollarë.

Europës Perëndimore po i ikin emigrantët

Postuar në 26 Dhjetor, 2020 22:20

 

Svilengradi është një qytet i vogël bullgar me rreth 18 000 banorë, në kufi me Turqinë. Është i njohur në mënyrë të veçantë për dy elementë: kazinotë dhe zakonet. Dhe si shumë qytete të tjerë të vegjël në Evropën Qendrore dhe Lindore, për shkak të emigrimit, Svilengradi i ka humbur shumë prej qytetarëve të tij përgjatë dekadave të fundit. Megjithatë, këtë pranverë, ndodhi diçka krejt e papritur: pati një bum të popullsisë. "Ata janë kthyer prej gjithandej, kryesisht nga Evropa Perëndimore", thotë Anastas Karchev, kryebashkiaku i Svilengradit, në një bisedë telefonike në nëntor.

S’ka kthim lekësh nga kompanitë e sigurimeve, edhe AMF kundër lehtësive për klientët

Postuar në 08 Prill, 2020 15:56

Kompanitë e sigurimeve në Shqipëri as që kanë ndërmend të t’u kthejnë para klientëve të tyre për kohën që ata nuk e kanë përdorur automjetin si pasojë e masave ndaluese të qeverisë. I kontaktuar me telefon, drejtori i SIGAL, njërës prej kompanive që operon në tregun shqiptar,  tha për TvT se ka vendosur  të mos falë detyrimet që lidhen me policat e sigurimit.

AVNI PONARI, drejtor i Sigal: 

Video/Mit'hat Frashëri nis rrugën e kthimit për në Shqipëri

Postuar në 12 Nëntor, 2018 00:53

Kthehen në Shqipëri eshtrat e Mid’hat Frashërit

Postuar në 31 Korrik, 2018 20:29

Qeveria vendosi në mbledhjen e kësaj të martë akordimin e një fondi që do të mundësojë kthimin në atdhe të eshtrave të Mid’hat Frashërit.  Në vendim thuhet se  Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, nëpërmjet misionit diplomatik të Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të organizojë procedurat e nevojshme ndërshtetërore për të sjellë në atdhe eshtrat e personalitetit Mid’hat Frashëri.

Gjermania nis kthimin e azilkërkuesve në Greqi

Postuar në 07 Gusht, 2017 18:12

Gjermania do të fillojë kthimin e azilkërkuesve drejt Greqisë sipas shpërndarjes së kuotave që parashikojnë rregullat e BE-së. Ky rregull ishte pezulluar për pesë vjet si pasojë e kushteve të këqija të pranimit. Ministri grek i Migracionit, Yaniis Mouzalas citohet të të jetë shprehur në televizionin gjerman ARD se Greqia ka marrë tashmë 392 kërkesa dhe se janë miratuar një numër i vogël.

Eduard Snowden drejt kthimit në SHBA

Postuar në 11 Shkurt, 2017 09:36

Edward Snowden, ish-kontraktori i të Zyrës së Sigurisë Kombëtare së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që zbuloi shkallën e madhe të spiunazhit të Uashingtonit ndaj aleatëve  të tij e konsideroi skenarin sipas  të cilit Moska është duke negociuar dorëzimin e tij, si një dëshmi të fortë se ai kurrë  nuk ka bashkëpunuar me shërbimet e inteligjencës ruse.

"Më në fund: prova bindëse se nuk kam bashkëpunuar kurrë me spiunazhin rus. Asnjë vend nuk dorëzon bashkëpunëtorët, pasi të tjerët do të ndihen të frikësuar” -ka shkruar Snowden nw Twitter.

Gjermania rikthen arin e ruajtur në SHBA dhe Francë

Postuar në 26 Dhjetor, 2016 12:46

647 ton ar që për arsye historike ishin transferuar jashtë vendit do të kthehet në Gjermani  brenda vitit 2020. DW raporton se sasitë e shufrave të arit ruheshin  në Bankën Qendrore  Amerikan, (FED) dhe Banque de France ku ishin transferuar që prej periudhës së viteve 1950-1960.

Refugjatët refuzojnë të largohen nga kampet e Idomentit dhe të Pireut

Postuar në 07 Prill, 2016 15:00

Greqia po përballet me probleme të reja që vijnë nga kriza e imigrantëve. Mediat greke raportojnë se pas marrëveshjes së ripranimit me Turqinë dhe kthimit të 202 imigrantëve në Turqi, imigrantët e tjerë, që janë përqendruar në Idomeni dhe në Pire, kanë kundërshtuar rikthimin mbrapsht. Autoritetet po përpiqen që të bindin imigrantët se kufijtë drejt Europës janë mbyllur dhe se është e nevojshme zhvendosja drjet kampeve më të organizuar. 

Presidenti kthen ligjin për kamerat e sigurisë në mjedise private dhe publike

Postuar në 04 Prill, 2016 14:30

Presidenti i Republikës ka kthyer sot për rishqyrtim ligjin “Për masat shtesë të sigurisë publike” në të cilin parashikohet vendosja e kamerave në mjedise private dhe publike.  Në arsyetimin e vet kreu i shtetit i përmbahet argumentimit se ligji nuk respektimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale të jetës private të qytetarëve.

Pages

Subscribe to RSS - kthimi