Gjermania nis kthimin e azilkërkuesve në Greqi
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2017/08/92472ae5a996e41a420ebe663f483d27-800x_2017_08_07_18.jpg?itok=AnKLd4db)
Gjermania do të fillojë kthimin e azilkërkuesve drejt Greqisë sipas shpërndarjes së kuotave që parashikojnë rregullat e BE-së. Ky rregull ishte pezulluar për pesë vjet si pasojë e kushteve të këqija të pranimit. Ministri grek i Migracionit, Yaniis Mouzalas citohet të të jetë shprehur në televizionin gjerman ARD se Greqia ka marrë tashmë 392 kërkesa dhe se janë miratuar një numër i vogël. Sipas rregullave të sanksionuara në Dublin, vendi i parë, anëtar i BE-së që është pritës i imigrantëve duhet të përpunojë kërkesën për azil dhe nëse kërkuesi ka udhëtuar në një vend tjetër ai kthehet në pikën e parë të hyrjes. Në vitin 2015 në Greqi hynë me qindra mijëra imigrantë dhe vendimi prek vetëm ata që kanë mbërritur në Gjermani apo vende të tjera të BE-së nga mesi marsit të këtij viti e më pas.
Add new comment