Gjermania rikthen arin e ruajtur në SHBA dhe Francë

Postuar në 26 Dhjetor, 2016 12:46

647 ton ar që për arsye historike ishin transferuar jashtë vendit do të kthehet në Gjermani  brenda vitit 2020. DW raporton se sasitë e shufrave të arit ruheshin  në Bankën Qendrore  Amerikan, (FED) dhe Banque de France ku ishin transferuar që prej periudhës së viteve 1950-1960.

Në këtë kohë  që u quajt edhe si dekada e artë për Gjermaninë ishin fituar miliona dollarë nga eksportet, të cilat u ruajtën si shufra ari në Bankën Qendrore të SHBA-ve.Në periudhën e Luftës së Ftohtë, Gjermania donte që ari i saj  të ruhej jashtë vendit. Me futjen e Euros që nga viti 1999  u u konisderua se ari dalngadalë duhet të kthehej në vend.

Që prej vitit 2013 tonelata ari transferohet në Gjermani duke ndjekur rrugë sekrete nga Atlantiku. Siç raportohet Bundesbank do të mbajë gjysmën e sasisë së arit e cila konsiderohet në 3 mijë e 381 ton. "Jemi të mirë në rrugë të mbarë dhe jemi të bindur se deri në vitin 2020 do të arrijmë qëllimin tonë", thotë presidenti i Bankës Qëndrore Gjermane, Carl Ludwig.

Deri në vitin 2012 vetëm 31% e rezervave të arit gjerman ruheshin në Frankfurt. Edhe këtë 1mijë e 36 ton konsiderohesin jo pak për fitimet e Gjermanisë në periudhën moderne të historisë së saj.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.