Investimet e Huaja

Po z. Rama ka respekt për Kryeministrin e Shqipërisë?

Postuar në 09 Maj, 2023 00:32

Gjatë një diskutimi në MCN Tv, “Të Paekspozuarit”, kryeministri Edi Rama është përfshirë në një përballje të themi për investimet e huaja në Shqipëri. Sipas tij ato kanë arritur maksimumin historik, ndërkohë që replikuesi i tij, gazetari Neritan Sejamini i përmbahej qëndrimit se në fakt është statstika zyrtare që i fryn ato. Sipas Sejaminit edhe inceneratorët klasifikohen si investim i huaj përderisa kompanitë regjistohen në Hollandë. 

Premtohen vende pune, por investimet e huaja serioze brugosen te TAP-i

Postuar në 21 Qershor, 2017 14:50

Para disa ditësh u bë e njohur se në Maqedoni kompania amerikane e prodhimit të sediljeve “Adient” hapi një fabrikë në zonën industrial të Strumicës. Vetë përfaqësuesi i saj ndër të tjera tha:

Një vit më parë ne njoftuam ndërtimin e fabrikës tonë dhe sot po qëndrojmë përpara saj. Ky investim është një tjetër provë e qartë e synimeve tona për të investuar në Maqedoni dhe një hap i rëndësishëm në zgjerimin e rrjetit tonë në Europë, duke ofruar produkte të ndryshme të bazuara në cilësi, teknologji dhe rezultat për klientët tanë”.

Rënie me 42% e investimeve të huaja, Bankers nuk hapi asnjë pus të ri

Postuar në 11 Qershor, 2016 11:18

Investimet e huaja direkte shënuan një rënie të fortë prej 42% në tremujorin e parë të këtij viti, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas statistikave të bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë. Investimet e huaja ishin 152 milionë euro në tremujorin e parë, nga 261 milionë euro në janar-mars 2015 dhe 222 milionë euro në tremujorin e parë 2014.

Konstatimi i FMN-së: Investimet e huaja janë të ulëta dhe të përqëndruara vetëm në një sektor

Postuar në 24 Maj, 2016 12:13

Shefi i FMN-së për Shqipërinë, Jens Reinke ka dhënë sot një opinion mbi ecurinë e ekonomisë shqiptare dhe zbatimin e marraveshjes që Fondi Monetar ka me qeverinë. Ndonëse vlerësoi me nota pozitive punën e qeverisë në këtë drejtim, Reinke foli për një klimë të pafavorshme të investimeve të huaja dhe orientimin e tyre vetëm në një drejtim, atë të sektorit të enegjisë. “Investimet janë shumë të ulëta dhe janë vetëm në një drejtim, atë të energjisë përfshi dhe TAP Kemi nevojë për investime të huaja edhe në industrinë e shërbimeve. Komuniteti ndërkombëtar ka vlerësim të ulët për Shqipërinë.

Miq në ekonomi, armiq në politikë. Greqia, investitor i parë në Shqipëri

Postuar në 01 Tetor, 2015 10:38

Ndonëse marrëdhëniet politike janë në pikën më të ulët, ato ekonomike mbeten të një rëndësie parësore në veçanti për Shqipërinë. Statistikat e fundit të Bankës së Shqipërisë bëjnë të ditur se Greqia ka stokun më të madh të investimeve të huaja në Shqipëri, në vitin 20014, me 1.16 miliardë lekë, në rritje prej 7% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Subscribe to RSS - Investimet e Huaja