te rinjte

Të pashpresë për të ardhmen në Shqipëri!

Postuar në 16 Prill, 2023 20:48

Të rinjtë dhe pjesa më e madhe e moshës së mesme nuk kanë besim se vendi po ecën në drejtimin e duhur. Një vëzhgim i kryer nga IDRA Research & Consulting tregon se grupmosha me më pak besim te e ardhmja është nga 18-35 vjeç.

Të pyetur nëse besojnë se Shqipëria po ecën në drejtimin që duhet, 54% e kësaj grupmoshe përgjigjen JO. Optimistë nuk janë as individët e grupmoshës pasuese. 49% e 36-55 vjeçarëve mendojnë njësoj.

Pse të lindurit pas viteve '80 po i kthejnë shpinën kapitalizmit?

Postuar në 21 Shtator, 2021 14:49

Të rinjtë janë të uritur dhe të pasurit janë në menu. Kjo shprehje u përdor për herë të parë në shekullin XVIII, kur filozofi Zhan-Zhak Ruso deklaroi: "Kur njerëzit nuk do të kenë më për të ngrënë, ata do të hanë të pasurit!" Por sot kjo frazë është e përhapur në Twitter dhe media të tjera sociale. Në TikTok, videot virale tregojnë të rinj që vënë në “shënjestër” këdo që ka një makinë që ndizet me buton.

Diploma "jashtë" si heraldikë e rreme e një vendi të dështuar

Postuar në 23 Dhjetor, 2020 13:34

Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike, njofton këto momente një takim me “të rinj që kanë studiuar dhe studiojnë jashtë”. Nuk ka rëndësi ajo çfarë thotë z. Basha aty. Sepse ato i dimë përmendësh. Recitalin e kësaj politike nuk ka shqiptar të mos e ketë dëgjuar e të mos jetë shurdhuar.  Rëndësi ka mënyra sesi politika bën kategorizime për të perfermuar me tezën se po bën më të mirë për vendin.

Kur do bëhen premtime që mund të mbahen?

Postuar në 30 Nëntor, 2020 17:27

Sot kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim disi të veçantë. Sipas njoftimeve ai ka takuar nënat që kanë fëmijët në emigracion. Siç mund të pritet, z. Basha e ka shpallur prioritet rikthimin e rinisë në Shqipëri.

Bilbilat e PD-LSI që tentojnë të prishin protestën (Video)

Postuar në 09 Dhjetor, 2018 12:39

Dita e 5-të e protestës së studentëve ka qenë disi më e tensionuar pas përfshirjes edhe të personave që kanë tentuar ta përçajnë.

Studentët nuk kanë lejuar një pedagog të marrë fjalën, i identifikuar si përkrahës i Lëvizjes për Universitetin.

Në protestë janë parë edhe të rinj me bilbila që thuhet se janë të PD e LSI, të infiltruar për të prishur protestën.

Koalicioni i madh, Merkel e pafuqishme

Postuar në 26 Nëntor, 2017 13:17

Ndryshimi i dukshëm i qëndrimit të  social-demokratit, Martin Schultz, lë të hapur mundësinë e një koalicioni të madh në Gjermani nën drejtmin e Angela Merkel.

Bisedimet pritet të mbahen të enjten dhe sipas Deutsche Welle sfida më e madhe e udhëheqjes Social-Demokratëve është të bindin mbështetësit e partisë për të pranuar koalicionin me Merkel. 

Anketa, 50% e të rinjve grekë jetojnë me paratë e prindërve

Postuar në 17 Korrik, 2017 10:13

Një anketë mbi punesimin e të rinjve në Greqi arriti në përfundime interesante sa i takon situatës së tyre ekonomike dhe perspektivës për të ardhmen.  Kështu gjysma e të rinjve grekë të moshës 18-35 vjeç thonë se mbështeten financiarisht nga prindërit ose të afërmit e tjerë. Janë 48% e të rinjve që pranojnë se kanë si burim financiar të ardhurash prindërit apo të afërmit. 

“Ne nuk jemi oportunistë”. Rreshtimi në zgjedhje mbetet për t’u zbardhur në prill?

Postuar në 05 Mars, 2017 12:00

Kreu i LSI-së, Ilir Meta, ka nisur fushatën elektorale duke lënë të kuptohet se opsionet e kësaj partie në zgjedhe janë disa. Në këtë drejtim ai ka bërë disa insinuata duke theksuar se “LSI nuk i do të rinjtë vetëm për fasadë”, për të ecur më tej në dhënien e një note pozitive për partinë që drejton. 

Çfarë fshehu qeveria/BE, Progres-Raporti 2016: Papunësia tek të rinjtë, në nivel rekord

Postuar në 02 Dhjetor, 2016 19:45

Mazhoranca dhe opozita i kanë hapur njëra tjetrës një luftë retorike për të interpretuar në favor të tyre ato që i perceptojnë si “arritje të tyre” në raportet e Bashkimit Evropian për Shqipërinë.

Donald Lu: Mos u largoni, Shqipëria do bëhet një ditë, por jo me këtë klasë politike

Postuar në 28 Shtator, 2016 10:51

Donald Lu shpreson se të rinjtë mund ta ndryshojnë Shqipërinë, duke i ftuar të bëhen pjesë e politikës. Në një takim me studentë ai la të kuptohet se klasa aktuale politike nuk është e aftë t'i ndryshojë gjërat dhe u bëri apel të rinjve të mos largohen nga Shqipëria, por të investohen për t'u bërë pjesë e vendimarrjes.

Pages

Subscribe to RSS - te rinjte