Barnat
Studimi: 1/3 e barnave të kancerit janë inefektive, por u rekomandohen pacientëve
Një e treta e barnave të kancerit që kanë marrë miratimin e përshpejtuar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) vazhdojnë të rekomandohen në udhëzimet klinike, edhe pse testet klinike nuk arrijnë të tregojnë përmirësim në përfundim të tyre.
OBSh: Remdesivir, interferon, hidroksiklorokina, ritonavir+lopinavir, pa efekt real kundër CoVid-19
Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaron se Remdesivir ka pak ose aspak efekt në trajtimin e CoVid-19 dhe përmirësimin e pacientëve të prekur prej tij. OBSH-ja ka kryer teste për të vlerësuar katër medikamente që aktualisht jepen për të trajtuar pacientët e prekur nga koronavirusi, Remdesivir, hidroksiklorokinë, interferon dhe një kombimin antiviralësh si lopinarvir dhe ritonavir. Testimi u krye me 11 266 pacientë të rritur në 500 spitale të ndryshme në 30 vende.
Kundërshtitë e “opozitës së re” për konçesionin e pullave për barnat
Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së denoncoi përmes facebook-ut futjen në kalendarin e punimeve të kuvendit të rishikimit të kontratës konçesionare për pullën fiskale të barnave. Vasili thotë se kjo është një tjetër taksë që qeveria e Edi Ramës po vendos mbi shëndetin e shqiptarëve dhe i bën thirrje kryeministrit të tërhiqet.
Barna kotrabandë gjenden të groposura në Zall Bastar (Video)
Barna të importuara në Shqipëri që prej vitit 2005 u gjetën të groposura në në shtratin e lumit në njësinë Zall Bastar në Tiranë. Denoncimi u bë nga emisioni investigativ “Stop” në Televizionin Klan. Agjencia Kombëtare e Barnave dhe paisjeve mjeksore thotë se barnat e gjetura janë futur në Shqipëri kontrabandë.
Megavjedhje me barnat, 1. 6 mld lekë nga abuzimet me recetat e rimbursueshme
Abuzimet me rimbursimin e ilaçeve kanë kapur shifrën e 1.6 miliardë lekëve. Janë 80.123 receta fiktive përmes të cilave janë “vjedhur” paratë nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Shuma e vjedhur dhe si funksiononte skema për marrjen e parave nga Fondi janë zbardhur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili ka kryer një auditim për vitin 2015.
Skandali me barnat e rimbursueshme, lirohet në fshehtësi administratori i "Omega Farma", Nadir Çusholli
Rreth një vit nga arrestimi lidhur me skandalin e recetave të rimbursueshme dhe ilaçit ‘Ketosteril’, Gjykata e Tiranës e ka liruar nga burgu pronarin e kompanisë farmaceutike “Omega Pharma” Nadir Causholli. Së bashku me të lirohen dhe disa prej të arrestuarve mbi këtë ngjarje.
Gjyqtarët Altin Abdiu, Milena Laska dhe Tereza Lani edhe pse e kanë pranuar fajësinë e të pandehurit Causholli, sipas kërkesës së prokurorisë kanë vendosur për të, shërbimin e provës si mënyrë për të vuajtur dënimin.
Thagmat e Ilir Beqajt
Ilir Beqaj ka dëgjuar që me barnat e rimbursueshme janë vjedhur 1.6 milionë dollarë nga buxheti i shtetit. Shifër sipas tij vjen si referencë nga mediat, pasi zyrtarisht nuk ka asnjë konsideratë për dëmin nga skema e mashtrimit ku janë të përfshirë Fondi i Institutit të Kujdesit Shëndetësore, famaci, depo faramaceutike dhe punonjës të ministrisë.
Ligji i ri për barnat, qeveria heq filtrin e fundit të kontrollit
Në ligjin e propozuar nga qeveria për “barnat dhe shërbimin farmaceutik” ka një moment tejet problematik që opozita e ngriti sot si shqetësim në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë. Propozimi i qeverisë kërkon të heqë kriterin e vendosur në ligjin aktual, i cili përcakton se për tregtim autorizohen "barnat e prodhuara në vendet e Ballkanit vetëm kur kanë marre autorizim për tregtim dhe qarkullojnë në vendin e tyre, si dhe në një nga vendet e BE".