Thagmat e Ilir Beqajt
Ilir Beqaj ka dëgjuar që me barnat e rimbursueshme janë vjedhur 1.6 milionë dollarë nga buxheti i shtetit. Shifër sipas tij vjen si referencë nga mediat, pasi zyrtarisht nuk ka asnjë konsideratë për dëmin nga skema e mashtrimit ku janë të përfshirë Fondi i Institutit të Kujdesit Shëndetësore, famaci, depo faramaceutike dhe punonjës të ministrisë.
"U zbulua por ende nuk e dimë se sa është shifra që ka humbur. Pëgjegjesi politike mbaj për çdo gjë që ndodh në shëndetësi. Këto para qytetarëve do t’ia kthejnë ata që i kanë marrë sepse prandaj është prokuroria dhe njerëzit e ligjit"-deklaroi Beqaj për emisionin Kapital
Beqaj ka versionin e tij edhe çështjen e tenderit të barnave të fituar nga kompania “Omega pharm”, drejtuesi i së cilës është pas hekurave, për afera korruptive. Sipas ministrit nuk mund të ndalohet pjesëmarrja në tender e dikujt që nuk është shpallur fajtor dhe në këtë rast arrestimi është kryer pas shpalljes së fituesit.
"Deri ditën që ne e kishim shpallur fitues nuk kishte ndodhur ndalimi i tij dhe për sa kohë dikush nuk është shpallur fajtor nga gjykata nuk ndalohet të marrë pjesë në tender dhe këtë nuk e vendos unë. “Omega pharm” me spitalin e Vlorës, gjatë 2013 në kohën e PD ka lidhur kontratë pa tender fare”.- sqaroi ministri.
Add new comment