vjedhje
Megavjedhje me barnat, 1. 6 mld lekë nga abuzimet me recetat e rimbursueshme
Abuzimet me rimbursimin e ilaçeve kanë kapur shifrën e 1.6 miliardë lekëve. Janë 80.123 receta fiktive përmes të cilave janë “vjedhur” paratë nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Shuma e vjedhur dhe si funksiononte skema për marrjen e parave nga Fondi janë zbardhur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili ka kryer një auditim për vitin 2015.
Thagmat e Ilir Beqajt
Ilir Beqaj ka dëgjuar që me barnat e rimbursueshme janë vjedhur 1.6 milionë dollarë nga buxheti i shtetit. Shifër sipas tij vjen si referencë nga mediat, pasi zyrtarisht nuk ka asnjë konsideratë për dëmin nga skema e mashtrimit ku janë të përfshirë Fondi i Institutit të Kujdesit Shëndetësore, famaci, depo faramaceutike dhe punonjës të ministrisë.
Fitoni dhe ngopuni, por të paktën mos u tallni!
Lajmet për korrupsion, për tendera të ndyrë që fitohen gjithnjë nga njerëz të lidhur me politikën, për vjedhje e mashtrime galopante, vlojnë gjithandej në Shqipërinë tonë. Në fakt nuk jane lajme te reja. Kështu u pasuruan ata qe iken, në të njëjtën rrugë po vijojnë edhe të rinjte. Ekziston nje shprehje nën zë mes militanteve të njerës prej partive në koalicion: 'Kap çfare të kapesh'.
Një emër me gjashtë zero për Elisa Spiropalin!
Ajo që përflitej ngado në Tiranë, ka gjetur dje një titull zyrtar në “Rilindjen Demokratike”, gazetë e Partisë Demokratike. Me një shkrim të gjatë, kjo gazetë akuzon ish-drejtoreshën e Doganave, Elisa Spiropali se ka vjedhur për vetëm 16 muaj në detyrë 5 milionë euro. Kjo ka qenë edhe arsyeja pse Edi Rama, kryeministri, e ka larguar nga detyra Spiropalin. “Rama është personi i cili në një komunikim të ngushtë me njerëzit e tij të besuar kur ka kërkuar largimin e Spiropalit ka dhënë edhe arsyen se përse.