Një emër me gjashtë zero për Elisa Spiropalin!

Postuar në 09 Gusht, 2015 02:22

Ajo që përflitej ngado në Tiranë, ka gjetur dje një titull zyrtar në “Rilindjen Demokratike”, gazetë e Partisë Demokratike. Me një shkrim të gjatë, kjo gazetë akuzon ish-drejtoreshën e Doganave, Elisa Spiropali se ka vjedhur për vetëm 16 muaj në detyrë 5 milionë euro. Kjo ka qenë edhe arsyeja pse Edi Rama, kryeministri, e ka larguar nga detyra Spiropalin. “Rama është personi i cili në një komunikim të ngushtë me njerëzit e tij të besuar kur ka kërkuar largimin e Spiropalit ka dhënë edhe arsyen se përse. Ai ka treguar me 5 gishtat e dorës shumën që Spiropali ka përfituar gjatë 16 muajve në krye të doganave. Pra, 5 milionë euro, sqarojnë burimet të afërta me Ramën”, shkruan “RD”. Gazeta jep versionin e saj edhe për mekanizmin që çoi ndër të tjera në gropën financiare që duhet të menaxhojë tani qeveria. “Disa struktura të informacionit i kanë raportuar numrit një të qeverisë se një grup doganierësh, që njihej si "grupi i drejtoreshës" i kishin hapur rrugë kontrabandës, duke përfituar shuma të mëdha në mënyrë korruptive. Kështu, pas shumë vitesh ndërprerje, iu hap rruga zhdoganimeve fiktive të mallrave që vinin nga Kina, ku mendohet se për një maune abuzimi shkonte rreth 30-40 mijë euro. Deklarimi i ndryshëm nga ai i mallit që hyn në Shqipëri, i hapte rrugë një korrupsioni të pastër, ku ishin të përfshirë një zinxhir funksionarësh publikë, nga doganierët e thjeshtë, tek drejtorët e turnit, shefat e degëve e deri në zyrat qendrore në Tiranë. Bashkë me mallrat kineze, nuk mungonte edhe futja e cigareve kontrabandë dhe mjaft shkelje të tjera. Grupi i përfshirë në këto afera ishte aq i mbrojtur sa në një moment të caktuar, kjo masakër në Dogana bëhej thuajse hapur fare dhe me arrogancë. Deri ditën kur kupa jo vetëm u mbush, por filloi të derdhej. Pjesë e kësaj skeme ishte edhe bashkëshorti i Spiropalit, Bitri. Vjedhja e milionave eurove nga Doganat nxiti edhe lidhjen e dashurisë mes çiftit. Bitri njihej si sekseri i punëve të pista në Dogana dhe realizonte skemën e kalimit të parave jo në arkën e shtetit, por në xhepat e drejtoreshës dhe shefit të saj në qeveri...Sipas të dhënave që publikoi Ministria e Financave për muajin janar, doganat shqiptare kanë arkëtuar 342 milionë lekë më pak sesa janari i vitit të kaluar, ose 3.7% më pak. Një tjetër çështje që ka shkaktuar pakënaqësi për punën e Spiropalit ka qenë edhe një numër i madh denoncimesh për korrupsionin në portalin “Stop Korrupsionit”. Aty flitet për mangësi dhe për emërime nepotike”, shkruan “RD”. Sot Spiropali është anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe kërkon edhe detyra të tjera. Do të ishte interesante të shihej nëse ajo do të reagojë ndaj shkrimit në fjalë, do të hapë ndonjë procedurë ligjore për të zbardhur të vërtetën e për të vënë “dinjitetin në vend”. Pasi akuza është shumë e rëndë. Po kështu, a do të nisë hetimin prokuroria, që ka tani të dhëna dhe akuza publike? Mbetet për t’u parë.

http://www.rilindjademokratike.com/index.php?option=com_content&view=art...

Comments

Submitted by Ioni (not verified) on

Deri sa shkruan hollesisht RD-ja, pse duhet ta riprodhoni edhe ju, Apo u vjen per mbare propagandimi i gjereve ne tyme, mjafton te jene kunder Rames. Jo se perkrah Ramen, por nuk jam dakord me ju qe beheni zedhenese te cdo gjeje kundet tij. Ky nuk eshte qendrim korrekt.

Submitted by Kolektivi (not verified) on

Po ca ke ti i nderuar Privat, me kryeministrin?!
Ndiq ligjin, dhe vre mushken, o Leme!
Rama as qe kish ndermend, por sekush tha se ai nuk eshte Diktator, dhe per inat te debatit mes dy miqsh, filloi te bej te Fortin, pa menduar se piloti rastisi gjerman!
Kur te sjelle Merkelkn, ose investimet , vetematehere te kaloj mbi Brekn e Kocos, tha.
/

Submitted by mimi (not verified) on

Po keshtu do qe ta justifikoje drejtoresha e re me zamirin vjedhjen galopante qe po ndodh ne dogana. Apo hajd tja fusim spiropalit.......

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.