Skandali me barnat e rimbursueshme, lirohet në fshehtësi administratori i "Omega Farma", Nadir Çusholli

Postuar në 27 Tetor, 2016 11:20

Rreth një vit nga arrestimi lidhur me skandalin e recetave të rimbursueshme dhe ilaçit ‘Ketosteril’, Gjykata e Tiranës e ka liruar nga burgu pronarin e kompanisë farmaceutike “Omega Pharma” Nadir Causholli. Së bashku me të lirohen dhe disa prej të arrestuarve mbi këtë ngjarje.
Gjyqtarët Altin Abdiu, Milena Laska dhe Tereza Lani edhe pse e kanë pranuar fajësinë e të pandehurit Causholli, sipas kërkesës së prokurorisë kanë vendosur për të, shërbimin e provës si mënyrë për të vuajtur dënimin.
Çausholli u prangos një vit më parë në tetor 2015 ndërsa vendimi i cili deri më tani është mbajtur në fshehtësi si nga prokuroria dhe gjykata daton më 27 korrik 2016.
Prangosja e Çaushollit ishte faza e dytë e hetimeve të prokurorisë në lidhje me skandalin e recetave të rimbursueshme ku më parë po për të njëjtën mënyrë vjedhje të parave publike u gjykuan dhe ish-zyrtar të drejtorisë rajonale të fondit të kujdesit shëndetësorë Tiranë.
Ka qenë një analizë që i është bërë recetave të rimbursueshme për 6 muaj nga Prill në Shtator 2015 nga ku ka rezultuar se në mënyrë të pajustifikuar është rritur rimbursimi i ilaçit “Ketosteril” me një dëm prej 400 mijë eurosh.
Rimbursim për këto receta dhe fatura rezultonte të kishte lëshuar dhe “Omega Pharma” edhe pse nuk e gëzonte të drejtën e shitjes së këtij ilaçi i cili ishte ekskluzivitet i një tjetër kompanie raporton shqiptarja.com
Për këtë vendim të gjykatës që ka lënë në liri të pandehurit dhe pse pranon se ata janë fajtor dhe ka aplikuar një gjobë shumë të vogël nga dëmi ekonomik i shkaktuar në buxhetin e shtetit ka bërë ankim prokuroria dhe pritet që vendimi i formës së prerë të jepet në Gjykatën e Apeli.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.