lirohet
Dashamir Xhika kthehet në shtëpi
Ish kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika është liruar nga paraburgimi. Ai do të presë në shtëpi hetimet që do të zhvillohen ndaj tij për tenderin e rrugës Tiranë-Elbasan.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë për ish-drejtorin e LSI-së nga arrest me burg në arrest shtëpie.
Xhika u vu në pranga me disa zyrtarë të tjerë në fillim të shkurtit, për rrugën Tiranë- Elbasan. Ndaj tij rëndon akuza e shmangies së Bordit, si dhe përftimi i 35 milionë dollarëve pa një studim.
Skandali me barnat e rimbursueshme, lirohet në fshehtësi administratori i "Omega Farma", Nadir Çusholli
Rreth një vit nga arrestimi lidhur me skandalin e recetave të rimbursueshme dhe ilaçit ‘Ketosteril’, Gjykata e Tiranës e ka liruar nga burgu pronarin e kompanisë farmaceutike “Omega Pharma” Nadir Causholli. Së bashku me të lirohen dhe disa prej të arrestuarve mbi këtë ngjarje.
Gjyqtarët Altin Abdiu, Milena Laska dhe Tereza Lani edhe pse e kanë pranuar fajësinë e të pandehurit Causholli, sipas kërkesës së prokurorisë kanë vendosur për të, shërbimin e provës si mënyrë për të vuajtur dënimin.
Lirohet biznesmeni i arrestuar për vrasjen e turistit rus, Prokuroria dhe policia nuk gjetën prova
Gjykata e Apelit të Vlorës ka urdhëruar lirimin nga burgu të biznesmenit Fatmir Kuci, i dyshuar si personi që me skafin e tij dëmtoi për vdekje turistin rus, Denis Kiamov në plazhin e Himarës. Ndryshimi i masës erdhi pasi Prokuroria e Policia nuk arritën të provojnë se ai është autori i dëmtimit me skaf të turistit rus.