Lirohet biznesmeni i arrestuar për vrasjen e turistit rus, Prokuroria dhe policia nuk gjetën prova

Postuar në 18 Gusht, 2016 21:00

Gjykata e Apelit të Vlorës ka urdhëruar lirimin nga burgu të biznesmenit Fatmir Kuci, i dyshuar si personi që me skafin e tij dëmtoi për vdekje turistin rus, Denis Kiamov në plazhin e Himarës. Ndryshimi i masës erdhi pasi Prokuroria e Policia nuk arritën të provojnë se ai është autori i dëmtimit me skaf të turistit rus.

Fatmir Kuçi pretendon se e gjeti turistin në det të hapur të plagosur dhe e ndihmoi duke e nxjerrë në breg për t’i dhënë ndihmë mjekësore. Gjykata e Apelit i caktoi masën e sigurisë detyrim për paraqitjeje një herë në javë në Prokurorinë e Vlorës.  Rivlerësimi i masës së sigurisë erdhi pas kërkesës së avokatit që apeloi arrestin me 20 ditë burg që dha Gjykata e Vlorës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.