ministrja
Mesazhi elektoral i fisnikërisë së Buxhetit
Ky foto-montazh mbahet në foto mbulim në Facebook e ministres së Jashtme, Olta Xhaçka. Nuk do shumë mend kapësh mesazhin që ai mëton të përcjellë: shkretimi nga opozita, lulëzimi me shumicën.
Thumanë - Kashar, kumar me paratë publike
Padia e kompanisë Gener 2 në pronësi të biznesmenit Bashkim Ulaj për konçesionin e rrugës Thumanë Kashar, bart në vetvete dyshime se kemi të bëjmë me një koordinim me qeverinë.
Kjo të paktën për tri arsye:
Etilda, njeriu i fundit i një qeverie humanoidësh
Ndoshta është postuar qëllimisht, ndoshta fotografi i ministrisë së Drejtësisë është femër dhe ka parë te kjo shkrepje Etildën jo ministren, ndaj edhe e ka hedhur në faqen e saj në Facebook.
Ministrja Gjonaj është ndoshta imazhi i fundit i njeriut normal në qeverinë e z. Rama, që përbëhet nga individë që jetojnë në turlinë e përditshme të prezencës mediatike, servilizimit ndaj shefit, recitimit formal të arritjeve të shkëlqyera të ekzekutivit, apo edhe përparimit të pandalshëm të Shqipërisë.
Denoncimi, vila e re superlluksoze e ministres Nikolla!
Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në rrjetet sociale dy foto, të cilat sipas tij tregojnë vilën e re luksoze të ministres së Arsimit, Lindita Nikolla. Sipas denoncimit vila e ministres kap vlerën e 1.1 milionë eurove. Ish-kryeministri i bej thirrje prokurorise se shtetit te nise me perparsi hetimin per verifikimin e akuzave te qytetarit dixhital, ndërsa vetë ministrja nuk ka reaguar lidhur me këtë lajm.
Ambasadori rus takon ministren Ekonomi, një ditë pas punimeve të Asamblesë së NATO-s në Tiranë
Ambasada e Rusisë në Tiranë njofton për një takim të titullarit të saj, Aleksandër Karpushin me ministren e Ekonomisë, Milva Ekonomi. “Bashkëbiseduesit diskutuan mbi gjendjen e tanishme dhe perspektivat e zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve, përfshirë këtu shkëmbimet tregtare, investimet dhe turizmin”, thuhet në njoftimin e ambasadës. Takimi vjen një ditë pas punimeve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ku përfaqësues të qeverisë shqiptare, deklaruan se një nga kërcënimet kryesore për stabilitetin e rajonit është Rusia.
Sërish ndryshime ligjore për biznesin. Ministrja Ekonomi njofton edhe ngritjen e “Ombudsmanit të biznesit”
Ministrja e re e Ekonomisë , Milva Ekonomi, ka deklaruar se do të ketë ndryshime ligjore në funksion të përmirësimit të klimës së biznesit. Gjatë një takimi konsultativ të mbajtur në Tiranë, Ekonomi ka vënë theksin te nevoja për ndryshimin e klimës, për të cilën ka shumë shqetësime edhe nga vetë bota e biznesit. Ministrja ka njoftuar se aktualisht po shqyrtohet mundësia e ngritjes së “Avokatit(Ombudsmanit) të biznesit”, që do të ndihmone në përfaqësim më të mirë të të drejtave të tyre.
Nga festa në histeri. Ministrja e Arsimit: “Justifikohet braktisja e mësimit në një ditë historike si kjo e sotmja”
Shqipëria u kualifikua në kampionatin Eruopian të futbollit, por kjo nuk ka pse të shërbejë si një çast histerie kolektive ku çdo normë e rregull shkelmohet. Duke lënë mënjanë sjelljen e politikanëve që janë të parët për t’ja marrë çdo valleje e për të ndjekur çdo zakon, bie në sy fakti se në këtë tallava kombëtare është bashkuar me një deklaratë edhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.
Luftë mbishkrimesh në Kalanë e Lezhës. Ministrja e Kulturës: “Nuk fshihen gjurmët e origjinave tona të lashta kudo në territor”
Një pllakat ku shkruhej “Sulltan Sulejman” në hyrje të Kalasë së Lezhës është pasuar me disa mbishkrime ditën e Bajramit ku shkruhej: “Mos u shitni te osmanët”. Ngjarja ka procokuar reagime të mëdha. Në këtë kuadër ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro e ka shprehur kështu revoltën e saj: “Mos kini frike nga monumentet e kultures! Aq me shume ne nje dite feste paqeje dhe urimesh e perkushtimi per Tjetrin, denoj me force çdo veprim qe cenon kulturen, trashegimine, gjurmet e historise, monumentet e kultures siç te paret na i kane lene!